Djali çon vajzën për darkë në një restorant në Bllok, i ndryshon jetën në pak minuta

Life style

Djali çon vajzën për darkë në një restorant në Bllok, i ndryshon jetën në pak minuta

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 20:08
Pamje nga video

Propozimet janë gjithmonë të bukura, pak rendësi ka mënyra që zgjedhin djemtë për të suprizuar njeriun e zemrës. I veshur me këmishë, i përgatitur emocionalisht, ky djalë në Tiranë ka zgjedhur një restorant në Bllok për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij.

Teksa ishin duke ngrënë djali ngrihet papritur me fjalët “tani është qershia mbi tortë”, ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë.

Vajza e emocionuar i thotë “Po” dhe çifti shkëmben puthjen e dashurisë, ndërsa shoqëria e tyre i filmon në këtë video të publikuar nga “Newsbomb”, që do të jetë një kujtim i bukur për të dy.

“Ndjesia më e bukur në botë. Dhurata më e bukur që kam marrë këto 22 vite. Është surpriza më e veçantë që më kanë bërë ndonjëherë. Jeta ime është plotësuar këtu e 15 muaj më parë. Tashmë kam gjithçka dua. Pranoj të jem përjetësisht e jotja”,- thotë Denarda për të dashurin e zemrës, Eridjanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat