Jeni gjithmonë me vonesë? Ja çfarë thotë shkenca për ju

Life style

Jeni gjithmonë me vonesë? Ja çfarë thotë shkenca për ju

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 08:27
Ilustrim

Shkenca u del në mbrojtje personave që vonohen, duke argumentuar se ata kanë më shumë gjëra në mendje, janë më kreativë dhe të suksesshëm dhe se e shohin botën ndryshe.

Sipas studimeve të fundit, rezulton se njerëzit nuk vonohen për të na zemëruar neve, por kjo ndodh për shkak se është në natyrën e tyre.

Sipas tyre, ekzistojnë disa persona të cilët nuk arrijnë kurrë të mësojnë artin e planifikimit dhe vendosjes së prioriteteve.

Nëse nuk jeni një nga këta persona që vonohen, atëherë jeni të prirë të zemëroheni nga njerëzit që nuk vijnë në orar. Mungesa e korrektësisë nuk pëlqehet në të gjithë botën, por veçanërisht kur bëhet fjalë për punën.

Kultura të ndryshme kanë kuptime të ndryshme për kohën, por veçanërisht në botën perëndimore të qenët vonë konsiderohet si diçka e pasjellshme dhe joprofesionale.

Vonesat nuk janë mosrespektim - Ne duhet të ndalojmë së bëri të ndihen keq njerëzit që vonohen. Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë shumë për të bërë. Marrja me disa gjëra njëherësh ndikon që të humbni sensin e kohës.

Ata që vonohen janë optimistë -  Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni optimist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat