Dëshironi rritje rroge? Me këtë mënyrë, vështirë se shefi do t’ju thotë jo

Life style

Dëshironi rritje rroge? Me këtë mënyrë, vështirë se shefi do t’ju thotë jo

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 18:01
Ilustrim

As taktikat më të mira të negocimit nuk mund të bëjnë që të merrni rritje rroge, nëse këtë e kërkoni në momentin e gabuar.

Varësisht nga orari juaj i punës, java e punës do të ketë vazhdimisht majat dhe tatëpjetat e veta.

Me siguri që ka kohë gjatë javës kur ndjeheni më të stresuar ose të mërzitur, si p.sh. ditën e hënë, e gjithashtu ka periudha kur ndjeheni më të relaksuar, si pasditet e ditëve të premte.

Duke pasur këtë parasysh, duhet të dini se e njëjta gjë ndodh edhe te të gjithë njerëzit tjerë, përfshirë edhe te shefi juaj.

Prandaj, nëse dëshironi të kërkoni rritje rroge, atëherë duhet të gjeni një moment kur shefi është duke u ndjerë jashtëzakonisht mirë.

Esenca është që strategjia juaj kohore t’i përshtatet emocioneve të shefit dhe duhet të mbani mend që kur njerëzit janë të lumtur, ata kanë tendenca të jenë më zemërgjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat