Çfarë harron gjithmonë të bësh para se të vësh në punë lavatriçen

Life style

Çfarë harron gjithmonë të bësh para se të vësh në punë lavatriçen

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 14:15
Ilustrim

Larja e rrobave nuk është gjëja më argëtuese e mundshme për shumicën prej nesh, ndaj edhe shpesheherë nuk tregohemi të vëmendshme për mënyrën e larjes dhe për kujdesin maksimal që duhet të tregojmë me rrobat.

Edhe pse me kalimin e viteve (duke marrë parasysh që shumë prej nesh jetojnë vetëm) ke mësuar sekretet e lavatriçes, në fakt ka disa gabime që shumica vijonë t’i bëjnë akoma.

Një gabim shumë i madh që bëjmë me lavatriçen për vite me radhë është përdorimi pa kriter i temperaturave të larta në çdo cikël të saj. E vërteta është që shumë prej veshjeve dëmtohen nga uji i nxehtë, fibrat e tyre shkatërrohen shumë shpejt. Ok, të gjithë e dimë që disa janë të fiksuar se rrobat nuk pastrohen nëse nuk vendos 90 gradë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. 90 është grada më e lartë do të prishë më shpejt veshjet, por, nëse nuk e ke ditur, i bën t’u venitet ngjyra. Natyrisht, kjo e fundit u ndodh edhe rrobave të bardha që bëhen gri. Nga ana tjetër, uji i nxehtë në lavatriçe kërkon edhe më shumë energji se sa uji i ngrohtë.

Kështu pra, një këshillë që vjen nga ekspertët është pikërisht kjo: çdo lloj materiali e sidomos ato më delikatet që janë të bëra me dorë si triko, pulovra, por edhe getat apo xhinset, veshjet me ngjyra, duhet të lahen me ujë të ngrohtë dhe jo të nxehtë. Edhe në rastet e veshjeve të bardha, në varësi të materialit të tyre, mirë është t’i shmangësh sa më shumë temperaturat e larta.

Dhe, për ta përmbyllur. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe që ne harrojmë gjithmonë ta bëjmë është etiketa. Në shumë prej tyre, lexohet me shkronja të qarta “Wash cold”, pra që lahet me ujë të ftohtë. Është një gabim i madh e i përbashkët – mosleximi i etiketave për të mësuar udhëzimet e larjes. Natyrisht, ka një arsye që janë vendosur në çdo veshje. Rregulli “Dry Clean Only”, pra larje vetëm me të thatë, duhet respektuar që materiali të mos dëmtohet, por po kështu edhe gjithçka tjetër që udhëzohet aty për mënyrën e larjes. Nëse shkruhet “Cold”, atëherë larjen duhet ta bësh me ujë të ftohtë. Thjeshtë në këtë mënyrë, u rrit jetëgjatësinë rrobave – dhe kjo është ajo që do apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat