Horoskopi, 15 tetor 2016

Life style

Horoskopi, 15 tetor 2016

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 08:11
Ilustrim

Dashi

Sot angazhimet e punës nuk janë në koherencë me angazhimet dashurore. Beqarët do kenë takime interesante dhe do jenë të lirë të bëjnë atë që dëshirojnë. Në planin financiar tregoheni të matur.

Demi

Kaq shumë alegri sa do t’ju sjellë mbrëmja e sotme ju të dashuruarve as vetë nuk do ta përballoni dot. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të marrin vendime. Financat do jenë të mira.

Binjakët

Sot po ecni në drejtime të ndryshme me partnerin/en. Do të keni debate të ndezura gjatë paradites. Beqarët duhet të tregohen të hapur në takime. Në planin financiar do e stabilizoni situatën.

Gaforrja

Sot jeni të rrethuar nga karakteri i fortë i partnerit/es që do të marrë vendime edhe për ty. Beqarët asnjë person që do të takojnë nuk do i tërheqë. Në planin financiar do dini si ta përmirësoni situatën.

Luani

Ju të dashuruarit keni frikë të merrni përsipër një projekt për të ardhmen tuaj. Beqarët duhet t’i hedhin hapat të mirëmenduar dhe t’ja lënë gjërat kohës. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Virgjëresha

Intuita nuk do t’ju ndihmojë sot të bëni zgjedhjen e duhur ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do tërhiqen pamasë ndaj një personi që do takojnë sot. Në planin financiar gjendja paraqitet delikate.

Peshorja

Edhe pse do të bëni kritika të drejta në disa raste sot do të tregoheni paragjykues. Beqarët do kenë sot disa takime vërtet emocionuese. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Akrepi

Sot nuk keni nevojë të flisni, sepse me një shikim do e shprehni qartë atë që mendoni. Beqarët do kenë një ditë të veçantë, do arrijnë të gjejnë personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar problemet do zhduken.

Shigjetari

Nuk po kuptoheni me familjaret tuaj sot dhe do të bëni zgjedhje të gabuara përsa i përket blerjeve të reja. Beqarët më mirë të presin për hapat që do të hedhin sesa të nxitohen. Në planin financiar fati do jetë me ju.

Bricjapi

Edhe pse ju jeni shumë impulsiv partneri/ja do të dijë të menaxhojë situatën. Beqarët duhet të tregohen të hapur në takime. Kujdes me financat, pasi buxheti nuk do jetë aspak i mirë.\

Ujori\

Keni shumë kohë që nuk po bëni një udhëtim dhe kjo ju ka rritur edhe stresin ditor me partnerin/en. Edhe beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të udhëhiqen nga zemra sot. Financat do jenë delikate.\

Peshqit

Ditë e bukur dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për të dashuruarit. Shfrytëzojeni në maksimum shoqërinë e partnerit/es. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria pasi ndjehen mirë me statusin që kanë. Në planin financiar falë menaxhimit të mirë situata do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat