Ja pse Facebook censuroi dhe më pas kërkoi falje për foton e modeles së paralizuar

Life style

Ja pse Facebook censuroi dhe më pas kërkoi falje për foton e modeles së paralizuar

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 08:30
Manuela Migliaccio

Fotografia e kësaj modeleje të paralizuar u censurua fillimisht nga Facebook për shkak se u cilësua si e pahijshme, vulgare dhe pornografike.

Protagoniste e këtij imazhi është modelja Manuela Migliaccio, një studente e veterinarisë në Bolonjë, me origjinë nga Napoli, paraplegjike që nga viti 2009, pas një aksidenti në Greqi.

Më 4 qershor të këtij viti, Manuela ka thyer rekordin botëror të karrocës, përgjatë shëtitores së Riminit, duke përshkruar 15 km në 7 orë.

Por cila është historia e fotos së saj të censuruar nga Facebook?

Image

 

Fotoja e Manuelës në karrocë e veshur me një fustan me dekolte të hapur që i tregonte paksa gjintë, u hoq nga profili i Fabrizio Bartoçioni, presidenti i Fondacionit “Vertical”, një organizatë jo-fitimprurëse që mbledh fonde për kërkimet kundër paralizës.

Por pas kësaj, në Facebook ka shpërthyer indinjata e përdoruesve, çka e ka detyruar Facebook të pranojë gabimin dhe ta ripostojë foton.

Fotoja në fjalë është realizuar më 3 tetor gjatë një parade me rastin e  Javës së Modës në Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat