Problemi i femrave, çfarë të bëjnë kur organi i tij gjenital është shumë i madh

Life style

Problemi i femrave, çfarë të bëjnë kur organi i tij gjenital është shumë i madh

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:27
Ilustrim

Edhe pse mbizotëron mendimi që femrat çmenden pas penisëve të mëdhenj, kjo nuk është krejtësisht e saktë. Ja çka duhet të bëni nëse penisin e keni diç më të madh.

Secili mashkull do të dëshironte të jetë i pasur “aty poshtë“, ndërkaq thonë që dhe femrat e dëshirojnë.

Mirëpo, nga perspektiva femërore, penisi i madh nuk është përherë i dëshirueshëm, sepse penetrimi mund të jetë i dhembshëm, seksi oral vështirë i praktikueshëm, ndërkaq seksi anal pothuajse i pamundshëm.

Ja çfarë duhet të bëni nëse penisi juaj është më i madh:

- Nëse do të keni “punë” me organin e madh seksual, është shumë me rëndësi që mendja dhe trupi të jenë të relaksuar.

- Disa femra gabojnë kur mendojnë se alkooli do t’u ndihmojë që të relaksohen. Alkooli ju dehidron dhe niveli juaj natyror i lubrifikimit ulet – dhe ky është problem serioz nëse keni “punë” me penis të madh.

- Provoni lubrifikantet me bazë uji, sepse shanset janë të vogla që të merrni ndonjë infeksion nëse i përdorni ato.

Pozat të cilat duhet shmangur

* Nga prapa, sepse pothuajse gjithmonë mashkulli stimulohet që të penetrojë më fuqishëm, gjë që shkakton shumë dhembje nëse e ka penisin të madh.

* Të gjitha pozat të cilat kërkojnë ngritjen e këmbëve mbi kokë, në mënyrë që të pamundësoni penetrimin e thellë.

* Të gjitha pozat në të cilat mashkulli ka kontroll të plotë – me përjashtim nëse i besoni shumë dhe ai është i kujdesshëm dhe penetron me butësi.

Pozat e përshtatshme

* Ju qëndroni sipër, sepse në këtë mënyrë mund të kontrolloni thellësinë dhe tempin. Vetëm mos lejoni që t’ju kapë për kërdhokulla dhe në mënyrë të vrazhdë të lëvizë lart-poshtë.

* Poza misionare është e mirë, aq më parë nëse i afroni këmbët në mënyrë që ta pengoni që të penetrojë thellë.

* Gjithashtu mund t’ju shohë grimasat e fytyrës nëse ju shkakton dhembje.

* Anash është gjithashtu pozë e përshtatshme, sepse nuk mund të penetrojë thellë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat