Pse shpenzoni para kot?

Life style

Pse shpenzoni para kot?

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 10:14
Ilustrim

Jeni duke harxhuar më shumë para për gjësende dhe për rroba të ndryshme,  ndërsa më pak për aktivitete kulturore, për arsimim, apo për shëndet. Shpesh jeni në një fazë pangopësie dhe shkaku i reklamave të ndryshme që i shohim shpenzojmë edhe më tepër para. Hapja e qendrave tregtare na nxisin neve për shtimin e rritjes së shpenzimeve dhe duke e shndërruar mënyrën e jetesës duke shpenzuar sa ma shumë, për disa njerëz kjo është bërë një varësi psikologjike.

Dëshira për të shpenzuar vazhdimisht dhe kjo varësi psikologjike është e njohur si Oniomania. I keni  të gjitha, por përsëri  nuk ndiheni të  lumtur, edhe pse i keni ndoshta 100 këpucë, por ju do ta shfaqni dëshirën që ta keni edhe këpucën e 1001-të. Në rend të parë duhet që ta mbushim atë zbrazëtinë shpirtërorë në brendinë tonë. Ushqimet të cilat ju po i përdorni nuk janë aq të shëndetshme, për këto çështje nuk jeni duke u kujdesur shumë. Lumturinë që e keni gjatë shpenzimeve nëpër qendrat tregtare, është një lumturi e rrejshme. Ju mendoni se shpenzimet e tepërta në fakt janë baza e jo lumturisë? Ju mendoni se nëse visheni mirë do të ndjehemi të lumtur? Nëse e bëni një telefon të mirë, do t’ju vlerësojnë më ndryshe? Dhe pikërisht për ta arritur këtë “lumturi”, ju pavetëdijshëm kaloni në çmenduri. Në qoftë se keni kaluar në këtë stad, ju jeni në gjendje të futeni edhe borxhe, për ta realizuar këtë… Ndërroni qëndrimet, jeni plotësisht gabim. Mos shihni shumë reklama!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat