Ja si tradhtojmë më së shumti

Life style

Ja si tradhtojmë më së shumti

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 20:25
Ilustrim

Verifikoni a jeni ju ai personi i cili jeni në lidhje me vitet “e rrezikshme”.

Në natyrën tonë është që vazhdimisht të hulumtojmë, dhe kur i afrohemi “rrumbullakimit” të ditëlindjes, ajo nevojë është akoma më e theksuar.

Me atë rast, nuk është fare me rëndësi a i ofrohemi ditëlindjes së 20-të, të 30-të apo të 40-të, sepse cilido që të jetë ai numër, mendojmë për atë se sa kemi arritur në jetë dhe do të kontrollojmë se në mos është shfaqur edhe ndonjë rrudhë në fytyrë apo thinjë në flokë.

Hulumtimi tregon që ajo brengosje shprehet edhe në sjelljen tonë ndaj partnerit.

Njerëzit më së shpeshti tradhtojnë në vitin para ditëlindjes së “rrumbullakët”, ndër kriza është më e madhe në vitin e 39-të.

Të dhënat e sajtit IlliciEncounters tregojnë që në vitin e 39-të të jetës personin me të cilin jeni në lidhje apo në martesë e tradhtojnë 33 për qind e njerëzve, ndërsa viti 29 është viti i dytë “më i rrezikshëm, sepse në atë moshë aferë kanë pasur 23 për qind të të anketuarve.

Madje 76 për qind të tradhtarëve si arsye për aferë kanë theksuar mungesën e eksitimit në seks, ndërsa diç më pak se gjysma e tyre kanë deklaruar që në tradhti kanë vendosur sepse përgjithësisht u është bërë monoton personi me të cilin janë në lidhje apo të martuar.

Dhe, para se që të mendoni “ja, të gjithë ata janë të njëjtë” apo “të gjithë ato janë të njëjta”, kjo statistikë e keqe vlen edhe për meshkuj, edhe për femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat