Bëj seks të mahnitshëm me të dashurin, por lidhje sekrete, për shkak të ish të dashurit që është vëllai i tij...

Life style

Bëj seks të mahnitshëm me të dashurin, por lidhje sekrete, për shkak të ish të dashurit që është vëllai i tij...

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:40
Ilustrim

Një vajzë ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me vëllain e ish të dashurit të saj, me të cilin ka dhe seks të mahnitshëm, por takohen fshehurazi për shkak të ish të dashurit të saj, përcjell Bota Sot.

Ajo thotë se ish i dashuri e ndjek ende dhe se ka qenë tip shumë i kontrollueshëm.

Ky është rrëfimi i saj:

Bëj seks briliant me të dashurin tim të ri, por duhet të takohem fshehtas me të, pasi kam dalë më herët me vëllain e tij.

Ish i dashuri im tani është 24 vjet dhe u ndjeva e kënaqur kur në fillim tregoi interes për rrobat e mia dhe më tregoi se çfarë ka dëshirë të më shohë veshur.

Por nuk më mori shumë kohë që ta kuptoja se ai nuk donte që ndonjë mashkull tjetër të më shikonte.

Unë kam qenë naive në fillim, por isha e re, 18 vjet dhe ai po bëhej më kontroll çdo ditë.

Ne u ndamë pasi ai më pa një natë me një shok të shkollës. Ai më akuzoi mua për tradhti.

Ai provoi sërish që t’i rregullonte gjërat me mua por i thashë se gjithçka kishte përfunduar mes nesh.

Unë po dridhesha, por ai vetëm u largua.

Kam qenë me disa djem pas tij dhe kam bërë seks me ta, e një natë rastisa me vëllain e tij. I thashë vetëm përshëndetje në fillim, por ai shikoi dhe më pyeti si isha.

Ne filluam të flasim shumë dhe të qëndrojmë jashtë bashkë e të flasim deri vonë natën.

Ai tha se nuk e donte vëllain e tij aq shumë dhe se ishin shumë të ndryshëm. Më ftoi dhe për darkë.

Ne bëmë seks kur u kthyem në banesën e tij dhe ai më trajtoi si përendeshë.

Ishte shumë i dashur dhe i kujdesshëm, jo si ish i dashuri.

Unë jam afër 20 vjet, ndërsa ai është 27. Ne jemi bashkë prej 3 muajsh, por nëse dikush na zbulon do të shkaktojë shumë trazira.

E di se ish i dashuri do të provojë të më ndalojë të takohem me miq dhe ta vë familjen e tij kundër meje, edhe pse unë e dua me të vërtetë të dashurin e ri. Nuk e di çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Ju keni pasur fat që jeni larguar nga një njeri i tillë, por ai ende është mbi ju.

Nëse vëllai i tij më i vjetër është i vetmi për ty, atëherë i duhet të dashurit tënd që t’i sqarojë gjërat me vëllain e tij.

Thuaj atij se dëshiron të jesh me të dhe t’u tregoni të gjithëve se jeni çift, pa pasur frikë nga masat ndëshkuese.

I keni lënë kohë të mjaftueshme ish të dashurit që të pajtohet se nuk jeni më bashkë dhe të vazhdojë përpara.

Nëse kanë ndonjë rregull të pashkruar në familje se nuk bën që të dy të jenë me të njëjtën vajzë, i dashuri yt duhet ta zgjidhë këtë.

Ju duhet të mësoheni të jeni më e sigurtë kur bëhet fjalë për kontrollin e njerëzve.

Ju keni të drejtë të visheni si të doni dhe t’i shihni familjen e miqtë kurdo që doni./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat