Krem natyral kundër rudhave

Life style

Krem natyral kundër rudhave

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 09:55
Ilustrim

A keni menduar ndonjëherë sesi mund të zhdukni rrudhat për shkak të moshës me një krem “magjik”?! Një krem natyral tashmë i përgatitur në kushte shtëpie u vjen në ndihmë të gjithëve.

Përveç moshës ekzistojnë edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e rrudhave të parakohëshme si ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit, pirja e duhanit, përdorimi i barnave të caktuara, stresi, rënia në peshë, mungesa e vitaminës E dhe predispozicioni gjenetik.

Receta e mëposhtme do t’ju ndihmojë në minimizimin e rrudhave të shfaqura dhe në parandalimin e shfaqjes së rrudhave të tjera.

Për të përgatitur përzjeren nevojitet 1 filxhan xhel Aloe Vera i freskët, 1 lugë çaji acid L-Askorbik pluhur (vitaminë C), 2 lugë çaji vitaminë E në formë vaji dhe 2 lugë çaji vaj kokosi. Përzieni së bashku të gjithë përbërësit dhe vendosini në një kavanoz qelqi të errët. Aplikojeni kremin 2 herë në javë gjatë natës. Kremin e krijuar mund ta ruani në frigorifer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat