Dadoja kryen mbi 70 herë marrëdhënie seksuale me adoleshentin, dënohet me burg

Life style

Dadoja kryen mbi 70 herë marrëdhënie seksuale me adoleshentin, dënohet me burg

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:40
Dili Poulton

Dadoja Dili Poulton (19) nga West Wales, u dënua me 16 muaj burg për marrëdhënie seksuale me një adoleshent për të cilin ajo u kujdes.

Poulton ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me adoleshentin më shumë se 70 herë, por ajo e ka justifikuar se “ishte dashuruar në të dhe se mendonte se edhe ai e ndjente të njëjtën gjë.”

Siç u tha në gjykatë, të dytë kishin bërë seks të pambrojtur duke e praktikuar rregullisht në shtëpinë e tij dhe jashtë saj, shpesh sapo djali është kthyer nga shkolla, transmeton lajmi.net.

Sipas gjykatës dadoja i kishte dhënë adoleshentit të pinte alkool, ndërsa në telefonin e saj kishte mesazhe të natyrës seksuale.

Ky rast u bë i njohur kur djali i pranoj nënës së tij, se e gjitha kishte ndodh pasi kishte emocione të përziera.

Gjykata urdhëroi që Poulton menjëherë të dërgohej në burg, dhe në 10 vitet e ardhshme nuk do të lejohet që të ketë kontakt me të rinjtë nën 16 vjeç pa mbikëqyrje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat