Si t'ia dilni mbanë në jetë

Life style

Si t'ia dilni mbanë në jetë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:56
Ilustrim

Secili nga ne ka pasur momente jo fort të mira në jetë të shoqëruara këto edhe me dështime. E vetmja gjë që bën dallimin midis njerëzve të suksesshëm dhe të tjerëve është mënyra sesi ata e përballojnë dështimin.

Kur përballeni me vështirësi të ndryshme , ju duhet të vendosni nëse do t’i lini ato vështirësi që të bëhën shkaqet e dështimit tuaj apo do t’i ktheni në historinë që fshihet pas suksesit tuaj.

Nuk ka dështime, ka vetëm sfida – Robert Allen

Kur ju i përgjigjeni dështimit në mënyrën e duhur, ai mund të shndërrohet në eksperiencën tuaj më të mirë. Dështimi duhet parë edhe si një formë e cilia do t’ju japë mundësinë për të eksploruar zgjidhje të reja, po gjithmonë vetëm nëse ju do t’i përgjigjeni atij në mënyrën e duhur.

Hapi i parë është gjithmonë ai më i vështitri.

Përpara një sfide të rëndësishme është mëse e zakonshme që të ndiheni të friksuar por në momentin që ju duhet të hidhni hapin e parë ankthi dhe frika zhduken dhe i lënë vendin veprimit.

Gjërat e mirë duan kohën e tyre.

Që suksesi të triumfojë duhet koha e caktuar dhe përpjekjet e duhura. Sipas Malcolm Gladwell, edhe masteri për “asgjënë” kërkon rreth 10,000 orë përqëndrim, dhe për këtë gjë bien dakort pjesa më e madhe e njërëzve të suksesshëm. Këtu mund të përmendim edhe Henry Ford, bizneset e para të së cilit në fushën e automobilizmit dështuan dhe vetëm në moshën 45 vjeçare ai arriti të ishte i suksesshëm me markën e makinave Ford, apo Harry Bernstein i cili ia kushtoi të gjithë jetën e tij shkrimit të librave dhe vetëm në moshën 96-vjeçare arriti që të përfundonte kryeveprën e tij të parë.

Të qenët përherë i mbingarkuar nuk do të thotë se jeni domosdoshërisht produktivë.

Vështroni secilin nga kolegët që ju rrethon, të gjithë duken supër të zënë, duke vrapuar nga njëra mbledhje tek tjetra dhe me inbox-in plot me e-maile. Suksesi nuk vjen domsodoshmërisht me faktin e të qënit supër i zënë dhe të mos keni kohë për asgjë por ai lidhjet kryesisht nga një përqendrim shumë i lartë i cili ju mundëson një përdorim kohe sa më efikas dhe produktiv. Mundohuni të merreni kryesisht me ato gjëra të cilat do të ju japin një produkt në fund të ditës dhe pse jo të mos ishte një produkt shumë i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat