Disa fakte magjepsëse rreth ëndrrave dhe gjumit, që ndoshta nuk i dinit

Life style

Disa fakte magjepsëse rreth ëndrrave dhe gjumit, që ndoshta nuk i dinit

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 15:39
Ilustrim

Fjetja dhe ëndërrimi është diçka që e bëjmë të gjithë, dhe shumica prej nesh kënaqen kur shtrihen në shtrat pas një dite të gjatë pune apo edhe në shkollë. Por, çfarë ndodh në trurin tonë, kur jemi në vendin e ëndrrave? Kur ëndrrat mund të bëhen papritmas më të shpeshta ? Çfarë bënin romakët e lashtë kur shihnin një ëndërr të pazakontë? A e dini sa kohë kalojnë bebet duke ëndërruar?

Ëndrrat ndodhin zakonisht gjatë fazës REM të gjumit (Rapid Eye Movement). Vetëm rreth 10 përqind (ose më pak) e tyre ndodhin jashtë kësaj faze.

Ëndrrat janë ndoshta më të rëndësishme se sa ne mendojmë. Në një studim, pjesëmarrësit u privuan nga të ëndërruarit, gjatë cikleve të tyre normale të gjumit. Kjo u arrit duke i zgjuar ata sa herë që hynin në fazën REM të gjumit. Pjesëmarrësit u bënë të shqetësuar, shumë nervozë dhe shfaqën probleme të përqëndrimit. Dukej sikur diçka nxiste krijimin e ëndrrave sa më shumë që pjesëmarrësit mbaheshin larg tyre; përpjekjet për të ëndërruar u rritën teksa studimi vazhdonte. Gjatë periudhës së rimëkëmbjes, kur pjesëmarrësit nuk u zgjuan gjatë fazës REM të gjumit, pati një përqindje më të lartë se mesatarja e kohës së ëndërrimit, dhe një rritje të kohës të përgjithshme

Bebet kalojnë deri në 50 përqind të gjumit të tyre në fazën REM, ndërsa të rriturit vetëm rreth 20 përqind.

Nëse zgjoheni gjatë fazës REM të gjumit, keni më shumë gjasa për të kujtuar ëndrrat tuaja.

Në një studim të drejtuart nga Kleitman (1957), pjesëmarrësit në studim gjykuan ndërkaq me një saktësi të madhe edhe gjatësinë e ëndrrave të tyre.

Thuhet se lëvizjet e syve gjatë gjumit REM, janë të lidhura me imazhet vizuale të ëndrrave tuaja.

Lënia e drogës, apo sikurse kanë treguar edhe studimet e fundit të alkoolit apo edhe duhanit, mund të shkaktojnë ëndrra më intensive.

Edhe të verbërit ëndërrojnë. Nëse ata lindin të verbër do të kenë endrra ndijore (me prekje) ose shqisore, nëse bëhen të verbër në një fazë të mëvonshme të jetës, janë në gjendje të ëndërrojnë mbi gjëra që mund t’i mbajnë mend.

Në Romën e lashtë njerëzit mund t’ia paraqisnin për interpretim senatit ëndrrat e tyre më të rëndësishme apo të pazakonta.

Teoritë e interpretimit të endrrave kanë ekzistuar prej mijëra vjetësh. Papisuri “Chester Beatty” është një rregjistrim i interpretimeve të ëndrrave egjiptiane rreth vitit 1850 P.E.S.

Njerëzit që janë rritur duke parë televizor bardhë e zi, kanë më shumë gjasa të ëndërrojnë bardhë e zi se sa ata që janë rritur në epokën e televizorëve me ngjyra.

Ju mund të keni dëgjuar për njerëz që ”rrëzohen” gjatë ëndrrave. Ndërsa mund të keni patur edhe vetë një ënddër të tillë! Këto lloj ëndrrash ndodhin shpesh gjatë fazave të hershme të gjumit, dhe mund të shoqërohet me ‘dridhje’ zgjuar. Këto spazma muskulore quhen dridhje mioklonike.

Ndërhyrja në ëndërr. Ndërsa flini, truri juaj mund të përfshijë ndonjëherë tinguj ose stimuj të tjerë nga ambjenti përreth në ëndrrën tuaj. Nëse dikush në shtëpinë ngjitur është duke luajtur muzikë, ju mund të filloni të ëndërroni sikur ndodheni në një koncert. Dhe në rast se dëgjoni pllaqurritjen e një objekti, mund të filloni të ëndërroni dikur po notoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat