Të gjithë mendojnë se paraloja fillon nën çarçafë, por në të vërtetë fillon në kuzhinë…

Life style

Të gjithë mendojnë se paraloja fillon nën çarçafë, por në të vërtetë fillon në kuzhinë…

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:43
Ilustrim

Shpeshherë mendojmë se paraloja është diçka që ndodh posa të futeni në dhomën e gjumit, megjithatë një studim i ri tregon se mundësitë janë të mëdha që fillon në kuzhinë.

Kur Eat24 kishte anketuar 2,000 amerikanë, ata kishin zbuluar se më shumë se gjysma e tyre fillojnë ta nreqin disponimin një apo dy orë para aktit seksual.

Dhe, pavarësisht mitit të përhapur se çokollata dhe vera e kuqe janë afrodiziakët më të mëdhenj, duket se amerikanët preferojnë ta rregullojnë disponimin me pica, akullore, pasta, patate të fërguara, hamburgerë etj., para seksit. Ndoshta për shkak se kaloritë e fituara nga këto ushqime do t’i djegin më vonë?

Përveç ushqimit, anketimi i kishte pyetur amerikanët edhe për këngët që preferojnë t’i dëgjojnë kur gjërat nxehen, dhe kënga “My Heart Will Go On” nga Celine Dion kishte kryesuar në këtë listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat