Djema, kujdes: Mos i bëni këto gabime gjatë seksit oral

Life style

Djema, kujdes: Mos i bëni këto gabime gjatë seksit oral

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 14:21
Ilustrim

Seksi oral është një gjë të cilën femrat, njësoj si meshkujt, e konsiderojnë diçka me të vërtetë të veçantë.

Për meshkujt, seksi oral është një gjë e mrekullueshme kur femrat ua bëjnë atyre, por janë disa gjëra rreth seksit oral te femrat, të cilat meshkujt mund të mos i kenë ditur, shkruan “Cosmopolitan”.

Më poshtë e keni një listë me këshilla se çfarë nuk duhet të bëjnë meshkujt kur ata u bëjnë seks oral femrave.

1. Mos e filloni aktin thuajse po i bëni asaj një favor. Mos e bëni këtë akt duke menduar se po e bëni këtë dhe nuk po bëni gjëra tjera më interesante në vend të saj. Mendojeni vetëm këtë: Ju jeni aq fatlum sa që femra me të cilën jeni po ju lejon që të vendosni gojën tuaj te pjesa më intime e saj.

2. Mos përdorni shumë pështymë. Sigurisht, femrat çmenden kur pjesa më intime e saj është e lagësht. Por, kur ka shumë lagështi aty poshtë dhe aspak fërkim, kjo do të thotë që klitori i saj nuk ndjen asgjë. Për këtë arsye, preferohet që të përdoret vetëm pak pështymë sa për t’i lagur gjërat, por asesi të teprohet.

3. Mos e përdorni shumë mjekrën. Përdorimi i tepërt i mjekrës gjatë seksit oral është njëjtë sikur kur femrat i përdorin shumë dhëmbët gjatë seksit oral te meshkujt.

4. Përsëri, kujdes me mjekrën. Kësaj radhe bëhet fjalë për qimet e mjekrës, e cila irriton shumicën e femrave gjatë këtij akti intim. Mjekra juaj mund të jetë dukur e hatashme gjatë darkës, mirëpo femrat gjatë seksit oral nuk e duan mjekrën aspak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat