Dëshiron të duket dollapi kështu? Ja çfarë duhet të bëni

Life style

Dëshiron të duket dollapi kështu? Ja çfarë duhet të bëni

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:35
Ilustrim

Dollapi është një nga vendet më të veçanta të femrës brenda në shtëpi. Por, meqë nuk kemi mundësi të gjitha të kemi një dollap si ato që shohim nëpër faqet e modës, të paktën mund të kemi disa këshilla për ta bërë dollapin tonë si ato. Disa këshilla nga femrat e modës dhe stilit. Ja çfarë bëjnë ato në përditshmëri:

Përdorin kremastarë të veçantë

Nuk është nevoja të shpezoni për diçka të tillë. Mund të realizoni modele të ndryshme, mjafton pak imagjinatë. Kujdesuni që të keni kremastar për çdo rrobë, sepse një bluzë dhe një xhaketë nuk duan të njëjtin kremastar.

Kanë extra ndriçim në dollap

Fundja të ndihmon edhe për të parë më mirë rrobat.

Grupojnë rrobat sipas ngjyrave

Nuk i shtypin rrobat me njëra-tjetrën

Përveç se tregon bukur, do ju ndihmojë edhe t’i kombinoni veshjet më thjeshtë.

Mos u nxitoni të thoni se duhet një dollap gjigant për t’i nxënë të gjitha. Mjafton të seleksiononi rrobat që vishni dhe ato që rrinë për vite me radhë kot në dollap.

Mbajnë këpucët në një vend të dukshëmPërveç se plot stil, kjo mënyrë është edhe shumë praktike. Duke hedhur një sy, do të zgjidhni menjëherë se cilat shkojnë me veshjen e ditës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat