Ja kur do të ndiheni vërtet të lumtur

Life style

Ja kur do të ndiheni vërtet të lumtur

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 19:12
Ilustrim

Harrojini ditët kur keni qenë të rinj. Një studim ka zbuluar se mosha e vërtetë kur çdo person arrin lumturinë është 53 vjeç.

Personat mbi 50 vjeç, thonë se mund të bëjnë festë në shtëpi dhe komshinjtë të mos ankohen aspak dhe gjithashtu ngrënia e darkës në orën 4 të pasdites janë disa nga gjërat më të mira kur kupton se po plakesh.

Image

 

Studiuesit gjetën se 72% e britanikëve nga mosha 50-7-0 vjeç, janë më të lumtur me jetën e tyre tani dhe thonë se kanë arritur lumturinë e vërtetë.

58% thonë se bëjnë më shumë qejf tani sesa kur kanë qenë në moshën 20 apo 30 vjeçare.

Faktorë të tjerë të përfshirë ishte mundësia për të mos e vrarë mendjen për të mos qenit
perfektë, të pasurit besim tek anulimi i eventeve shoqërore dhe mosmarrja e jetës shumë seriozisht.

Të pasurit pushime 2 herë në vit ishte gjithashtu një nga faktorët kryesorë.
Gjërat pozitive ishin që mos të vishin këpucë jo dhe aq tërheqëse të cilat ishin të rehatshme dhe mos-mbledhja e barkut kur hyjnë në një restorant luksoz.

Një person i cili ishte komisioner i studimit dhe gjithashtu pronar i resortit të pushimeve Crystal Ski, tha: “Studimi tregon se personat mbi 50 vjeç kanë një pikëpamje pozitive për jetën.”

Image

 

“Fakti se 72% e britanikëve nga mosha 50-70 vjeç, thonë se tani janë më të lumtur se kurrë.

Sipas të dhënave personat e moshës së mesme kanë një rrogë e cila iu zgjat 148 paund më shumë sesa kur kanë qenë mes moshës 20-30 vjeç dhe kjo i shtyn për të shkuar më shpesh për pushime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat