Horoskopi, 25 tetor 2016

Life style

Horoskopi, 25 tetor 2016

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 07:15
Horoskopi

Dashi 21/3 - 20/4

Sot nuk do të jeni aspak të qetë. Një problem i minutës së fundit me partnerin/en do të bëhet i pazgjidhshëm. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara.

Demi 21/4 - 21/5

Doni të ikni nga zhurma dhe rrëmuja e metropolit sot ju që jetoni në qytete të mëdha. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime,. Në planin financiar parashikohen disa rreziqe.

Binjakët 22/5 - 21/6

Një ditë e qetë dhe mbrëmja do të kalojë këndshëm mbase në një ambient ku do të kërceni dhe argëtoheni me partnerin/en. Beqarët, falë Venusit do jenë sharmantë. Në planin financiar duhet t’i bëni mirë llogaritë.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Një ditë mjaft intensive me momente të mira dhe të këqija. Beqarët do jenë të disponueshëm për të dalë në takime. Në planin financiar tregohuni të kursyer.

Luani 23/7 - 21/8

Sot po tregoheni diplomat me partnerin/en dhe situatat që po ju paraqiten. Beqarët mund të takojnë sot personin për të cilin kanë ëndërruar. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Disa këshilla të zgjuara të një kolegut tuaj sot do t`ju hyjnë shumë në punë përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Beqarët nuk do e gjejnë dot atë që kërkojnë.

Peshorja 24/9 - 23/10

Mos u përballni me partnerin/en që mund t`ju bezdisë pak sot. Lëreni të kalojnë situata të caktuara dhe më pas përgjigjuni me veprime konkrete. Beqarët mund të kenë ndryshime në jetën sentimentale.

Akrepi 24/10 - 22/11

Jeni të lodhur me çështje të ngatërruara që ofron dita. Beqarët është më mirë të mos mundohen të ndryshojnë sot, sepse vetëm sa do të zhgënjehen. Financat janë delikate.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Disi të shpërqendruar sot, por në përgjithësi dita do të kalojë e qetë për ju të dashuruarit. Beqarët duhet ende të presin për të gjetur dashurinë e madhe. Kujdes me shpenzimet.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Sot i keni të gjithë planetët kundër ju të dashuruarit. Beqarët do të realizojnë disa takime interesante sot. Financat do jenë të mira, do keni mbrojtjen e yjeve dhe nuk do keni probleme.

Ujori 21/1 - 19/2

Edhe pse dita do të jetë shumë e ngjeshur dëshironi ta shijoni në çdo moment deri në mbrëmje. Një pjesë e beqarëve do fillojnë një romancë të këndshme. Financat nuk do kenë ndryshime.

Peshqit 20/2 - 20/3

Intuitivë dhe kreativë sot do të jeni epiqendra e ditës për shumë persona. Megjithëse të qetë energjia që përçon është pozitive. Beqarët do kenë fat në dashuri. Në planin financiar situata do përmirësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat