Rritja e fëmijëve në vendin më të lumtur në botë

Life style

Rritja e fëmijëve në vendin më të lumtur në botë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 14:40
Ilustrim

Në një libër të ri me titull "Edukimi në danisht: si rriten fëmijët më të lumtur në botë", dy bashkautorë përpiqen t'i shkojnë kësaj pyetje në themel, duke zbërthyer atë që danezët e quajnë "Hygge"Danimarka disa herë është cilsuar si vendi më i lumtur i botës. Gjithsesi, tek ky sukses ndikon dhe mënyra se si danezët i edukojnë fëmijët, në mënyrë që të jenë njerëz të përgjegjshëm dhe të përfshirë në këtë shoqëri të suksesshme. Nuk kanë frikë nga rrëzimet Në vend të "Kujdes, do të rrëzohesh", danezët preferojnë "Provo përsëri!", shkruan CRI. Shkurt, në Danimarkë nuk ekziston qasje ndaj edukatës e bazuar në frikën nga mosskuksesi.

Në livadh pranë malit ndizet zjarri i madh. Prindërit dhe fëmijët e tyre këndojnë këngë, shoqërohen, janë të lirshëm. Në livadh nuk kishte asnjë mbrojtëse dhe në afërsi të vendit ku organizohej festa nuk kishte ndihmë të shpejtë, në rast se ndonjë fëmijë do të lëndohej. Nuk kanë pretendime për ushqimin Çdo ditë nga një gatim të ri? S'e dua këtë, s'e dua atë? Kjo në Danimarkë nuk ekziston. Në këtë vend skandinav fëmijët hanë ushqim të shëndetshëm dhe gati gjithmonë është i njejtë. Pak perime, pak mish, pak fruta dhe të gjithë hanë njësoj, pa ankesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat