Pse gjinjët tuaj ndryshojnë formën?

Life style

Pse gjinjët tuaj ndryshojnë formën?

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 09:40
Ilustrim

Ndryshimi i peshës trupore nuk është arsyeja e vetme.

Gjinjët përbëhen nga indi yndyrorë, nervat, indi lidhës dhe indi i gjendrave, dhe mëpastaj nga gjendrat e qumështit dhe kanalet e qumështit. Ndoshta e keni vërejtur që forma e tyre ndryshon edhepse nuk keni pasur ndryshim të madh në peshë. Ekzistojnë shumë arsye pse gjinjët ndryshojnë formën.

Pesha trupore

Në madhësinë dhe në formën e gjinjëve më së shumti ndikon ndryshimi i peshës trupore. Duke marrë parasysh se gjinjët më së shumti përbëhen nga indi yndyror, shumë lehtë vërehet humbja e yndyrërave në pamjen e tyre. Nëse pesha juaj varion shpesh, ju rekomandojmë krema dhe prodhime kozmetike për mirëmbajtjen e lëkurës elastike dhe forcimin e saj.

Preparatet kontraceptive

Hormonet e tabletave kontraceptive shkaktojnë mbajtjen e ujit në trup dhe në këtë mënyrë rrejdhimisht edhe gjinjët duken më të mëdha. A do të rritën për një apo dy numra, mvaret nga masa dhe kombinimi i hormoneve në këtë preparat. Mos na keqkuptoni, sepse ndryshimet nuk janë aq të mëdha që mund të shihen edhe “nga aeroplani”, por mund të jetë një ndryshym i mjaftueshëm për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat