Meshkujt hanë më shumë ushqim kur përpiqen t’i lënë përshtypje femrave…

Life style

Meshkujt hanë më shumë ushqim kur përpiqen t’i lënë përshtypje femrave…

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 17:41
Ilustrim

Ka shumë mënyra përmes së cilave meshkujt përpiqen t’i lënë përshtypje një gruaje – qoftë me para apo me inteligjencë.

Sidoqoftë, përveç këtyre dyjave, edhe konsumimi i sasive të mëdha të ushqimit është mënyrë e pazakonshme me të cilën meshkujt përpiqen ta tërheqin një femër.

Një studim me 133 të rritur (74 meshkuj dhe 59 femra) nga Universiteti i Cornell ka zbuluar se meshkujt konsumojnë sasi të mëdha të ushqimit kur janë nën praninë e femrave.

Nuk ka rëndësi as lloji i ushqimit – shkencëtarët kanë zbuluar se jo vetëm që meshkujt hanë 93 për qind më shumë pica kur darkojnë me një femër sesa me një mashkull tjetër, por hanë edhe 86 për qind më shumë sallatë.

Pra, këto zbulime tregojnë se meshkujt kanë tendenca të hanë më shumë se zakonisht vetëm për t’i lënë përshtypje një femre.

Sa i përket femrave, hulumtimi ka zbuluar se femrat nuk e ndjejnë nevojën të ‘ngulfaten’ me ushqim për ta impresionuar gjininë e kundërt. Shprehitë e tyre të ushqimit qëndrojnë të njëjta, pavarësisht se me cilën gjini janë duke darkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat