Këto janë gabimet që një prind bën me fëmijët

Life style

Këto janë gabimet që një prind bën me fëmijët

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 18:45
Ilustrim

Gabimet më të zakonshme të prindërve, janë ato që kalojnë në heshtje dhe, mbeten të padukshme! Ndryshe nga traumat e forta siç janë braktisja apo abuzimet fizike e psikologjike, pjesa tjetër e prindërve, ata që në fakt mendojnë se po sillen mirë, nuk bëjnë fare zhurmë, nuk tërheqin vëmendjen e fëmijëve ndaj gabimeve, duke mos përmirësuar asgjë!

Një fëmijë me një nënë të dashur dhe në sintoni me nevojat e fëmijës, rritet me vetëdijen se është i denjë për vëmendje, ndihet i dashur jo vetëm nga prindërit por edhe nga bota që e rrethon.

Një fëmijë me një nënë që, pavarësisht se është e dashur, nuk është në sintoni me nevojat e fëmijës, rritet i pasigurt, me shqetësime psikologjike dhe frikëra, sepse nëna nuk ka qenë në gjendje t’i përçojë sigurinë që i është nevojitur! Lënia pas dore është e vështirë për t’u identifikuar, duhet së pari që prindërit të ndërgjegjësohen për nevojat e fëmijës e për pasojë, të reagojnë.

Në fund, jemi pasqyra e asaj çfarë na është ushqyer në fëmijëri!

Llojet e prindërve që lënë pas dore gjendjen emocionale të fëmijës:

1. Prindërit autoritar

2. Prindërit që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në punë

3. Prindërit emocionalisht të dobët

4. Prindërit shumë kërkues

5. Prindërit tepër tolerantë

6. Prindërit narcizist

7. Prindërit që duan të mbrojnë fëmijën nga gjithçka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat