Një studim ka zbuluar vendet në trup në të cilat femrat kanë më dëshirë të preken gjatë marrëdhënieve seksuale, pasi pyetjet e meshkujve në këtë drejtim ishin shumë të shpeshta.
Femrat kanë zbuluar se të prekurit dhe ledhatimi gjatë seksit është shumë me rëndësi e gjithashtu kanë folur për vendet në të cilat kanë dëshirë të preken, transmeton lajmi.net
Rezultatet tregojnë se zona më e ndjeshme tek femrat është gjoksi i tyre dhe 34 për qind të grave të përfshira në studim janë përgjigjur kështu.
The Star tregon se 28 për qind e grave kanë thënë se qafa është pjesa tjetër më e ndjeshme, sepse tregon se partneri është duke u përkujdesur për juve.
Rreth 15 për qind e grave kanë treguar se të pasmet janë pjesa më e ndjeshme e tyre. Ndërsa në vendet katër e pesë janë shpina dhe barku.
Ndërsa shumica e grave kanë pranuar se ledhatimet gjatë marrëdhënieve seksuale janë me rëndësi për to dhe e bëjnë marrëdhënien më të mirë.