Femra, kjo është mënyra për të pasur një gjoks të hatashëm

Life style

Femra, kjo është mënyra për të pasur një gjoks të hatashëm

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 12:37
Ilustrim

Shumë femra preferojnë që ta rrisin masën e gjoksit të tyre përmes mënyrave natyrale, duke shmangur kështu rreziqet e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Duke pasur gjoks më të madh, ato ndihen më të bukura. Fatmirësisht, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë për gjoks më të plotë, ndërsa keni shëndet të mirë.

Përfshini ushqime që përmbajnë estrogjen në dietën tuaj

Disekuilibri hormonal është një nga ndikuesit më të mëdhenj në masën e gjoksit tuaj.

Këtë mund ta shmangni duke marrë ushqime të pasura me karbohidrate, si: drithërat, frutat dhe perimet. Në këtë mënyrë, mund të rrisni prodhimin e estrogjenit në trup që çon në zmadhimin e gjoksit.

 Hani shumë fruta dhe perime të freskëta

Vitaminat dhe mineralet e ndodhura në shumë fruta dhe perime ndihmojnë në rregullimin e niveleve të testosteronit në trup. Për më tepër, ushqimet që përmbajnë antioksidues mund të parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe të forcojnë sistemin imunitar. Perimet si brokoli, lulelakra dhe lakra e kuqe parandalojnë zhvillimin e qelizave kanceroze.

Duhet të hani të paktën 4 racione me fruta perime çdo ditë për një shëndet të mirë dhe për rregullimin e nivelit të hormoneve. Sigurohuni të ushqeheni me fruta të pasura me antocianinë, ku futen luleshtrydhet dhe boronicat.

Konsumoni yndyra të shëndetshme

Duhet të përfshini yndyrat e shëndetshme në dietën tuaj për të rritur masën e gjoksit. Zgjidhni yndyrat e duhura që nuk dëmtojnë shëndetin tuaj. Yndyrat e pashëndetshme tentojnë të mblidhen në bel, vithe dhe krahë. Yndyrat mono të pangopura janë ato që ju duhen për rritjen e gjoksit. Këto yndyra ndikojnë gjithashtu për një zemër dhe tru të shëndetshëm. Ndër më të mirat janë vaji i ullirit, arrat, avokado, farat e lirit, farat e susamit.

 Rrisni plotësinë e gjoksit me produkte të sojës

 Gra të ndryshme marrin suplemente për të rritur nivelet e estrogjenit dhe për të pasur gjoks të shëndetshëm. Këto suplemente vijnë nga soja, kështu që më mirë përdorni produktet natyrale. Produktet e sojës janë të pasura me proteina, që ndihmojnë në ndërtimin dhe riparimin e indeve dhe qelizave të dëmtuara, duke përfshirë indet e gjoksit.

Rritja e gjoksit ndodh gjatë pubertetit, si dhe kur shtoni në peshë, shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Nëse dëshironi të rrisni masën e gjoksit tuaj, mund të merrni parasysh ushqimet e mësipërme, që përveçse përmirësojnë indet e gjoksit, ju sigurojnë një shëndet të mirë.

Suplementet shtesë sugjerohen si një mënyrë për rritjen e gjoksit. Gjithsesi, përpara vendimeve të tilla, ne ju këshillojmë që të konsultoheni paraprakisht me gjinekologun tuaj për mënyrat më efikase për rritjen e gjoksit tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat