19 vjeçarja shqiptare e pyet doktorin se a është e virgjër, por ai i jep një përgjigje befasuese

Life style

19 vjeçarja shqiptare e pyet doktorin se a është e virgjër, por ai i jep një përgjigje befasuese

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 19:40
ilustrim

Problemet me seksin të rinjtë shqiptar po mundohen ti zgjidhin përmes një forumi online ku u përgjigjet doktori.

Një vajzë e re e ka pyetur doktorin në lidhje me virgjërinë, por përgjigja e tij më shumë ishte edukuese.

Pyetje:
Përshëndetje doktor i nderuar. Jam 19 vjece. Pothuajse para dy viteve i dashuri im ka tentuar të më prish virgjërinë pa dashjen time, por ai ka arritur vetëm pak të më fus vetëm majën e kokës së penisit dhe e kam larguar menjëherë, nuk kam ndjerë asgjë në atë moment, mirëpo pasi kam shkuar në shtëpi pas 2 orësh vërejta që kisha në mbathje shumë pak gjak, 2-3 pika dhe kisha një lloj dhimbje si djegie brenda në vaginë. Që atëherë nuk kam bërë më asgjë.

Por me të dashurin tim masturbohemi thuajse cdo ditë nga 2 herë. Pra pyetja ime është : A e kam humbur virgjinitetin pa pasur asnjëherë marrëdhënje seksuale. Ju përshëndes shumë dhe ju uroj punë të suksesshme dhe të palodhshme.

Përgjigje:
Sic e tregon ti, ka mundësi që himeni të jetë shkatërruar. Pikat e gjakut e tregojnë këtë.
Pse duhet ta keni gjithë këtë shqetësim për virgjërinë. Deri sa ju bëni dy herë në ditë seks me masturbim reciprok deri në orgasmë, këtu nuk bëhet me fjalë për virgjëri.
Virgjëria teknike për të cilën ti shqetësohesh, nuk ka ndonjë rëndësi, përderisa ti ke një dashnor që e do dhe ai të do dhe do të martoheni të dy.

Ashtu si ti edhe shumë shoqe të tuat shqetësohen për virgjërinë dhe shumica e tyre ashtu si edhe ti thone se dashnori futi vetëm pak kokën. Pse nuk e përfundoni tamam aktin seksual por e lini në mes, nga kjo nuk fiton askush nga ju të dy. Unë e kam të vështirë të them me siguri është shkatëruar ose jo himeni jot. Mos e kujtoni himenin si dicka të madhe. Ai eshte një cipë fare e hollë në hyrje të vaginës. Himeni është një gjë e vogël, por që ka rëndësi për një vajzë.

Një vajzë vërtetë e virgjër është më e pavarur. Por një vajzë e virgjër vërtët, jo një që bën seks dy herë në ditë. Ju bëni mirë. Kushdo që dëshiron të bëjë seks dhe është mbi 19 vjec, mund të bëjë seks vaginal penetrant sa herë të dojë, vetëm që të bëjë seks të sigurtë. Përdorni gjithmonë prezervativin në qoftë se nuk doni të keni telashe nga seksi. Për t’u siguruar je ose jo e virgjër, shko të të shohe një doktor.
Pac fat e shëndet
Doktori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat