Ta mbash shtëpinë të pastër është një lloj arti më vete. Këtë e dinë më mirë zonjat e shtëpisë, të cilat bëjnë një punë fantastike për mbajtjen e shtëpisë pastër.
Më poshtë, do të mund të mësoni disa truke për pastrimin e objekteve shtëpiake shpejt dhe lehtë.
Përzieni ½ kupë uthull molle me ½ kupë vaj ulliri. Njomni një copë me përzierjen e përgatitur dhe fërkoni me të tavolinën e drurit. Të gjitha gërvishtjet do të zhduken si me magji dhe sipërfaqja do të duket si e re.
Zbardhni jastëkët
Përzieni 1 kupë ilaç rrobash, 1 kup ilaç enës pluhur, 1 kup zbardhues, ½ boraks dhe shtoni ujë shumë të nxehtë.
Si të pastroni dollapin
Përzieni 1 lugë vaj perimesh me 2 lugë sodë buke. Me anë të një furçe dhëmbësh ose copë filloni të pastroni dollapin.
Pastroni kokën e dushit
Hiqni depozitat e mineraleve të ujit të formuara në kokën e dushit duke përdorur uthull molle. 20 minuta janë të mjaftueshme.
Nëse nuk janë hequr akoma, mbështilleni kokën e dushit me një qese dhe lëreni ashtu për një orë. Më pas e shpëlani me ujë.
Hekur
Mbulojeni hekurin me një letër dhe spërkatni pak kripë
Ndizeni hekurin dhe çojeni tek nxehtësia maksimale (Sigurohuni që të mos ketë ujë në hekur.
Fërkojeni hekurin e nxehur tek kripa. E gjithë papastërtia e formuar tek hekuri do të zhduket shpejt dhe lehtë.