Sekretet për të mësuar më lehtë një gjuhë të huaj

Life style

Sekretet për të mësuar më lehtë një gjuhë të huaj

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 15:55
Ilustrim

Matthew Youlden flet nëntë gjuhë dhe kupton shumë më shumë se kaq. Ai ndan disa nga ‘sekretet’ e tij dhe ky është një rast ku të gjithë ata që synojnë të mësojnë një gjuhë tjetër duhet të mbajnë shënim.

1- Të kuptosh cili është qëllimi që po e mëson këtë gjuhë

Njerëzit mendojnë se kjo është e dukshme, por nëse nuk keni një arsye të mirë për të mësuar një gjuhë do t’iu bëjë të mos jeni të motivuar. Dëshira për të impresionuar me frëngjishten tuaj nuk është një arsye e mjaftueshme. Pavarësisht arsyes është shumë e rëndësishme përkushtimi.

2- Gjej një partner

Matthew mësoi tërë ata gjuhë së bashku me vëllanë e tij binjak Michael. Ata shprehen “Ne ishim shumë të motivuar dhe akoma jemi. Ne e shtynim njëri tjetrin fort. Shpeshherë bëheshim xheloz  për arritjet e njëri tjetrit dhe kjo na shtynte të vazhdonim.”

Dhe nëse partneri nuk n është një i afërm kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka të gjesh dikë që të bëhet pjesë e kësaj aventure gjuhësore. Kjo ide funksionon gjithmonë sepse mund të flasësh me dikë.

3- Flisni me veten

Kur nuk ke askënd me kë të flasësh nuk ka asgjë të keqe të flasësh me veten, ngjan e çuditshme por është një metodë që mund të praktikohesh tërë kohës.

5- Argëtohu

Përdorni gjuhën e re në mënyrë kreative. Shkruani tekstet e këngëve në gjuhen tuaj të re shkruani një poemë, ose flisni me ndonjë mik real ose virtual.

6- Braktisni zonën tuaj të rehatisë

Gatishmëria për të bërë gabime do të thotë që ju jeni gati të vini veten në situate qesharake. Mund të duket e çuditshme, por do të sjellë vetëm zhvillim dhe përmirësim. Pavarësisht sa mësoni ju kurrë nuk mund të flisni një gjuhë nëse eliminoni komunikimet. Pra duhet të dilni jashtë, të pyesni të huajt për drejtime, të porosisni ushqim dhe të dilni nga zona juaj e rehatisë. Në fillim do ta keni të vështirë me shqiptimin, gramatikën, sintaksën. Koha do t#iu bëjë të ndiheni rehat dhe sigurisht praktika e vazhdueshme.

7- Dëgjoni

Ju duhet të mësoni të dëgjoni, para se të mësoni të flisni. Çdo gjuhë tingëllon çuditshëm kur e dëgjoni për herë të parë, por sa më shumë të ekspozoheni me të aq më shumë familjarizoheni me të.

8- Shikoni njerëz që flasin gjuhën që ju do të mësoni

Gjuhët e ndryshme kanë kërkesa të ndryshme kundrejt gjuhës, buzëve dhe fytit tuaj. Shqiptimi është si fizik ashtu dhe mendor. Nga njëra anë mund të ngjajë paksa e çuditshme të shikosh dikë dhe ta imitosh sa më shumë që të mundesh, por me praktikë kjo gjë bëhet e natyrshme. Mund ta përdorni këtë metodë kur shikoni një film të huaj me titra.

9- Zbuloni metodën personale

Çdokush ka një metodë me të cilën mund të mësojë, por rëndësi ka që të praktikoni çdo ditë. Rëndësi ka të flisni, të shkruani dhe të praktikoni çdo gjuhë, duke dëgjuar muzikë, duke shkruar emaile, duke praktikuar me veten, duke dëgjuar muzikë, duke ndjekur radion.

Një ndër elementët më pozitivë në këtë proces është bashkëbisedimi. Kur flet me dikë tjetër ushtron shumë funksione të një gjuhe. Një zgjidhje praktike është udhëtimi, kur udhëtoni, ju keni aftësinë të mësoni gjuhën e vendit ku jeni në një mënyrë më të thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat