Kur është koha e përshtatshme që fëmijët të mësojnë rreth seksit

Life style

Kur është koha e përshtatshme që fëmijët të mësojnë rreth seksit

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 23:42
Ilustrim

Për edukimin seksual nuk ka kohë dhe moshë të përcaktuar. Në momentin kur fëmija pyet “si kam lindur unë” dhe kjo pyetje bëhet rreth moshës 2-3 vjeç, specialistët këshillojnë të tregohet e vërteta dhe ky është momenti i parë i edukimit seksual. Të edukosh një fëmijë në drejtim të seksit, do të thotë ta ndihmosh atë të njohë dhe ndërtojë vetveten. Perceptimi i parë seksual, bëhet rreth moshës 2 vjeç.

Tek vajza është kur fillon të interesohet për tualetin si nëna e saj. Pra ajo identifikohet me nënën si femër. Ndërsa djali shfaq kuriozitet, të shohi nënën e tij, për të kuptuar ndryshimet fizike. Kur një djalë dhe një vajzë urinojnë të dy dhe shohin njëri tjetrin, pse njëri e bën në këmbë dhe tjetri ulur, ngacmohet sërish kureshtja.

Të rriturit duhet të jenë të kujdesshëm në etikën e të folurit kur i shpjegojnë fëmijës seksualitetin. Ata duhet të zgjedhin fjalët dhe duhet të jenë shumë të vëmendshëm kur flasin me njëri tjetrin në prani të fëmijëve, pasi shpesh nuk i kontrollojnë fjalët dhe gjestet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat