Arsyeja pse çiftit të sapomartuar i hedhin oriz kur dhëndri merr nusen në shtëpi

Life style

Arsyeja pse çiftit të sapomartuar i hedhin oriz kur dhëndri merr nusen në shtëpi

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 11:04
ilustrim

Ndoshta kohët e fundit është zbehur pak si traditë, duke qenë se çiftet e reja i drejtohen përgjithësisht modernes e largohen nga tradicionalja, por deri disa vite më parë, në zona të caktuara të Shqipërisë, por edhe jashtë shtetit, kur dhëndri merr nusen në shtëpinë e tij, teksa ajo është ende e veshur me vello, i hedhin oriz.

Pse ndodh kjo, e keni ditur ndonjëherë? Ky veprim i ka rrënjët tek një legjendë e lashtë kineze.

Thuhet se një ditë një xhind i mirë pa njerëzit e uritur të një fshati. Atij i erdhi keq nga kjo situatë dhe nxori dhëmbët e vet dhe i hodhi në moçal.

Pas këtij veprimi të pazakontë, lulëzuan shumë bimë e fruta, të cilat të kujtonin bardhësinë e dhëmbëve.

Dhe që atëherë, kudo ku ka fabrikë orizi, nuk ka uri, por oriz me bollëk. Orizi është simboli i bollëkut. Hedhja e orizit tek çifti i sapomartuar është simbol i prosperitetit.

Në Lindje, orizi është ndër ushqimet më kryesore për mijëra vjet. Një shprehje kineze thotë: “Një punon dhe nëntë veta hanë oriz”. Me fjalë të tjera nëse kultivohet orizi, ka ushqim për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat