Adoleshentja me mbulesë konkurron për "Miss Minesota"

Life style

Adoleshentja me mbulesë konkurron për "Miss Minesota"

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:46
Adoleshentja me mbulesë

Vajza 19-vjeçare amerikano-somaleze ka bërë histori duke veshur hixhab gjatë konkursit të bukurisë Miss Minnesota. 

Halima Aden kishte të mbuluar kokën me hixhab dhe burkini gjatë kohës sa vajzat ishin të veshur me rroba banje.

Ajo arriti në top 15-shen e 40 më të mirave të Minesotas e veshur sipas parimeve Islame.

Aden ka lindur në një kamp refugjatësh në Kenia dhe u zhvendos në SH.B.A. me nënën e saj Rukia kur ishte shtatë vjeçare.

Tani është studente në Universitetin e St. Cloud dhe shpreson të jetë një ditë ambasadore në SHBA.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat