16 vjeçarja shqiptare pyet doktorin: A të dëmton seksi që në moshë të re?

Life style

16 vjeçarja shqiptare pyet doktorin: A të dëmton seksi që në moshë të re?

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 20:17
ilustrim

Jam një vajzë 16 vjecare dhe jam e fejuar. Kam bërë sex me të fejuarin që 15 vjec. Doja të dija a të dëmton seksi në moshë të vogël? Nuk pendohem që e kam bërë se të dy e dëshironim këtë gjë, por tani kam frikë se mos ndoshta lë ndonjë pasojë mbrapa. Pres përgjigje. Faleminderit për mirëkuptimin.

Përgjigje:
Seksi është gëzim dhe të rinjtë bëjnë mirë që bëjnë seks. Por duhet kuptuar se çfarë seksi bëjnë. Në qofte se ti puthesh, përkëdhelesh, fërkohesh, masturbohesh me të dashurin tënd deri sa arrin orgasmën, kjo nuk ka ndonjë të keqe. Por në qoftë se ti bën seks vaginal penetrant që 15 vjec, ti nuk bën mirë edhe sikur me këtë djalin që ke të martohesh (një cudi).

A je ti gati të bëhesh një nënë që në moshën 15 vjece? A je ti gati të përballosh një sëmundje seksualisht të transmetueshme, shumë prej tyre të rrezikshme për shëndetin? Këto janë pasoja të seksit penetrat vaginal, që e ka të vështirë një vajzë e moshës tënde t’i përballojë. Ndaj unë them dhe insistoj mos bëni seks vaginal penetrant përpara se të bëheni 18-19 vjec. Ka plot mënyra të tjera që të kënaqeni seksualisht vetë ose me dashnorin.

Fizikisht ti je e pjekur për seks në moshën që ke, por nuk je akoma psiko-emocionalisht e gatshme, për të perballuar pasojat e seksit vaginal. Ndaj edhe pse keni filluar përpiquni të hiqni dorë nga seksi vaginal. Nuk më thua sa vjec është djali jot. A je ti e sigurtë se do përfundosh në martesë me këtë djalë? Vajzat e moshës tënde provojnë dhe gëzojnë marrëdhënie seksuale të sinqerta me shumë djem deri sa të fejohen e martohen. Kjo është adoleshenca.

Martesat e herëshme nuk jane aq te mira. Lexo në blog për këto marrëdhënie të të rinjve, por më shumë do të gjesh tek libri “Seksi është Gëzim” që do të dalë sëshpejti.
Uroj fat e shëndet
Doktori

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat