Sa kohë shpenzojmë për kozmetikë gjatë tërë jetës sonë – shkokuese!

Life style

Sa kohë shpenzojmë për kozmetikë gjatë tërë jetës sonë – shkokuese!

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:33
Ilustrim

A nxiteni kur shihni një paletë hijëzimi për sytë?

A jeni në kërkim të brendit të ri të maskarës? A posedoni me miliona buzëkuqë? Atëherë, mirë se vini në botën tonë. Kur bëhet fjalë për produktet kozmetike, neve na pëlqen çdo gjë që shohim. Banjot janë të stërmbushura me produkte kozmetike, njëlloj edhe dhoma e gjumit nuk ka hapësirë nga numri i madh i gjërave kozmetike, nga ana tjetër çanta juaj e dorës është e ngarkuar me lloj-lloj buzëkuqi dhe mjete tjera kozmetike, e megjithatë ne blejmë akoma më shumë.

Pra, nuk është fare për t’u habitur që një femër mesatarisht shpenzon rreth 21.000 euro për produkte kozmetike gjatë tërë jetës. Sipas një studimi të bërë nga SuperDrug, kanë kalkuluar faturën mesatare vjetore me rreth 332.06 euro. Pra, nëse e shikoni një femër nga mosha 18 deri 80 vjeç se sa shpenzon për gjëra të tilla, shuma e konsumit i bie të jetë përafërsisht 21.000 euro.

Për më tepër, femrat blejnë 38 produkte të ndryshme për fytyrën e tyre çdo vit dhe 2.455 gjatë tërë kohës deri në të tetëdhjetat e tyre. Kjo duket të jetë një numër shumë i madh i produkteve por edhe një shumë e tepruar e të hollave. Por, pronaret e kozmetikave theksojnë se kjo nuk është asgjë, ka që investojnë edhe më shumë për kujdesin e tyre të bukurisë.

Të jemi të sinqertë, sa na përket neve femrave, këto shuma nuk janë asgjë, ne mund të harxhojmë edhe më shumë, ups!!! femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat