Këto janë vetitë e njerëzve që pëlqehen nga të gjithë

Life style

Këto janë vetitë e njerëzve që pëlqehen nga të gjithë

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:46
Ilustrim

Napoleon Hill, është autori më i rëndësishëm i asaj që quhet “self-help”, që ka inspiruar me mijëra njerëz si Larry Wllison dhe Oprah Winfrey.

Libri i tij i vitit 1937 “Think and Grow Rich”, është njëri ndër top-librat më të shitur të të gjitha kohërave, me mbi 100 milionë kopje të shitura në mbarë botën.

Në njërën nga esetë e tij ai shkruan, “Zhvillojeni një Personalitet të këndshëm”, dhe jep këshilla se si të arrihet kjo.

Më poshtë i keni 14 shprehitë të cilat ju bëjnë njerëz më të pëlqyeshëm nga të tjerët:

Ata zhvillojnë një qëndrim pozitiv, dhe lejojnë që edhe të tjerët ta shohin këtë

Ata gjithmonë flasin me ton miqësor dhe janë të disiplinuar në bisedë

I kushtojnë shumë vëmendje dikujt që po u flet

Janë të durueshëm

Janë mendjehapur

Buzëqeshin kur flasin me të tjerët

Ata e dinë se jo të gjitha mendimet duhet të shprehen

Ata nuk i lënë gjërat për nesër

Gjejnë mësim te dështimet

Aktrojnë sikurse personi të cilit po i flasin, është më i rëndësishmi në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat