“Kryej marrëdhënie me mua dhe hallet e tua do të zgjidhen”, si më gënjeu “magjistari” që i besova

Life style

“Kryej marrëdhënie me mua dhe hallet e tua do të zgjidhen”, si më gënjeu “magjistari” që i besova

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 22:35
ilustrim

Një “magjistar” që pretendonte se kishte aftësi të mbinatyrshme dhe mbinjerëzore ka arritur të gënjejë një grua dhe ta çojë atë në shtrat me pretekstin se do të mund t’i rregullonte marrëdhënien me partnerin e saj.

Mediat britanike bëjnë me dije se policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin Syed Shah, i cili ka bindur një grua 28-vjeçare se duke bërë seks me të dhe duke i dhënë ajo një shifër prej 6 mijë paundësh do t’i pastronte marrëdhënien që gruaja kishte me partnerin e saj, e për më tepër do të bënte që burri ta donte edhe më shumë.

Gruaja ka rënë në grackën e tij, por pasi e ka kuptuar se gjithçka ishte një gënjeshtër e madhe dhe ai i ka marrë paratë, duke mos arritur të përmirësonte marrëdhënien e saj me partnerin, e ka denoncuar në polici.

Çështja ka kaluar në gjykatë dhe mbi 30-vjeçarin rëndojnë tashmë dy akuza: për mashtrim dhe përdhunim, edhe pse gruaja shkoi në shtrat me dëshirën e saj. Ai është dënuar me 12 vite burg dhe me një taksë prej 10 mijë paundësh, të cilën duhet t’ia paguajë viktimës si kompensim për dëmin e shkaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat