Më përdhunon çdo natë…

Life style

Më përdhunon çdo natë…

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 22:19
Ilustrim

Më quajnë L….. jam 23  vjeçare dhe jam nga Tetova. ?u shkruaj me lot në sy, nuk ka ditë që unë nuk qaj e bërtas, nuk ka dite që unë nuk mbyllem në wc dhe dridhem, shpesh bile edhe alivanosem dhe çohem ashtu vetëm.

Që mbas pubertetit nuk kisha ndjenja të njejta si shoqet e mia të tjera, nuk shikoja meshkujt por shikoja femrat.  U dashurova në shoqen time të shkollës së mesme por ajo kur nuk e kuptoi për ndjenjat e mia.

Më martoi familja në moshën 21 vjeçare, në kohën më të bukur të jetës time, me një djal që as e njihja më parë, ashtu siç e don tradita gjithçka ndodhi shpejt edhe pse unë shumë insistoja dhe kundershtoja martesën, askush nuk deshte të më dëgjoj as nëna e as babai, e as sot e kësaj dite nuk e shohin dhimbjen dhe vuajtjen në sytë e mi.

Jam e vetmuar, nuk kam me kë të flasë, askush nuk më kupton, kam frikë, ndjej dhimbje, çdo pjesë e trupit më dhemb, deri tash kam menduar të bëj vetëvrasje por më dhimbet, më dhimbet vajza ime e vogël, ajo ska faj, ajo s’e din që nëna e saj është Lezbike.

Burri im është shumë i dhunshëm, njejtë edhe familja e burrit tim, kërkojnë gjera të pamundura nga unë, punoj dhe mundohem shumë rreth punëve të shtepisë edhe pse kjo nuk ishte ëndrra ime, ëndrra ime ishte të jetoj e lumtur me nje vajzë lezbike si unë.

Çdo ditë po venitem ngadalë, nuk ëndërroj më, s’kam ëndrra, me mijëra herë kam ikur te prindërit e mi por ato më kan kthyer përsëri te burri dhe maltretimet kan nisur nga fillimi.

Asnjëherë në jetën time nuk kam puthur femër, nuk e di a do të puthë ndonjeherë, nuk e di a do të dashuroj përsëri një femër ashtu siç kam dashur shoqen time të klasës, nuk e di a do të më dashurojë mua ndonjë femer ndonjëherë, kam frikë nuk e di si puthen dy femra, si dashurojnë dy femra.

Ju jeni të parët që ju hap zemrën, jeni shpresa ime, që zëri im do të dëgjohet, jam e sigurtë që nuk jam e vetmja që vuaj, vuajtjet e mia nuk kanë të ndalur nuk kanë fund, nuk dua të jetoj më, nuk mund ta duroj përdhunimin nga ana e burrit tim, unë nuk dua të kem marëdhënje me të, unë nuk e dua atë. Më ndihmoni më shpëtoni nga përdhunimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat