Horoskopi, 2 dhjetor 2016

Life style

Horoskopi, 2 dhjetor 2016

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 07:07
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Keni plane të mëdha për këtë ditë ju të dashuruarit dhe do të mundoheni t'i realizoni sa më shpejt. Ju ka pushtuar shpirti i festave dhe ndjeheni mjaft mirë.

Demi 21/4 - 21/5

Ndjenjat janë ato që kanë dominancën sot dhe ju do të bëni çmos të kënaqni një person të veçantë që ju ka rrëmbyer zemrën. Në planin financiar gjendja do jetë e ekuilibruar, kjo falë menaxhimit tuaj të mirë.

Binjakët 22/5 - 21/6

Jeni duke keqkuptuar një situatë të caktuar ju që jeni në një marrëdhënie në çift dhe si pasojë do të merrni vendime të gabuara që do të kenë në bazë këtë keqkuptim. Financat nuk do jenë të këqija.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Disa zgjedhje profesionale që keni bërë kohët e fundit nuk do ti pëlqejnë aq shumë partnerit/es. Beqarët do e gjejnë papritur personin e tyre të ëndrrave dhe jeta do ju marrë një tjetër kthesë.

Luani 23/7 - 21/8

Çdo gjë sot është në favorin tuaj dhe ju të dashuruarit ndiheni të përkëdhelurit e fatit. Beqarët edhe pse do realizojnë takime pa fund sot, nuk do jenë të mbështjellë nga fati.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Ka një ngërç në komunikimin në çift ose në familjen tuaj. Beqarët edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm ndryshimin e statusit, do jenë yjet ato që do i favorizojnë pafund.

Peshorja 24/9 - 23/10

Sot nuk do të keni ndihmën e partnerit/es për të zgjidhur një situatëshumë të tensionuar. Beqarët do merren me punë dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria, gjithçka do vijë atëherë kur se presin.

Akrepi 24/10 - 22/11

Sot do të harxhoni energji dhe para në një çështje që të gjithë e kanë abandonuar. Beqarët do realizojnë takime interesante që do i bëjnë të ndjehen mirë.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Ndiheni të mbushur me kujtime të bukura lidhur me një person të caktuar. Beqarët do tregohen sharmantë dhe joshës sot dhe arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Ju mungon vetëkontrolli sot dhe do e gjeni veten të përfshirë në debate dhe situata me partnerin/en që në fakt nuk kanë aspak lidhje me ju personalisht. Kujdes me shpenzimet, parashikohen probleme.

Ujori 21/1 - 19/2

Duhet të jeni të hapur me personin që keni pranë vetes. Beqarët pa e kuptuar do e gjejnë veten në një lidhje, e cila do rezultojë serioze dhe afatgjatë. Financat do përmirëshen.

Peshqit 20/2 - 20/3

Sot duhet t'i jeni mirënjohës njeriut tuaj të zemrës, i cili qëndron gjithmonë pranë jush atëherë kur keni nevojë. Beqarët do e shfrytëzojnë këtë ditë për t'u argëtuar me shoqërinë. Financat do jenë të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat