Ja pse disa njerëz i urrejnë festat e fundvitit

Life style

Ja pse disa njerëz i urrejnë festat e fundvitit

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 12:28
Ilustrim

Në shumicën e kohës njerëzit mezi presin të vijnë festat e fundvitit, por ka edhe nga ata të cilët e urrejnë këtë  muaj. Por, cilat janë disa  nga arsyet pse ndodh kjo gjë.

Shumë aktivitete -  Aktivitetet e shumta që organizohen nga puna, shkolla dhe mjedise te  tjera, janë të mërzitshme. Duhet të bësh dhurata, të qeshësh kur nuk e ndjen, edhe pse brenda jeni gjithë nerva.

Shumë festa - Personat që nuk i kanë qejf festat, detyrohen të shkojnë edhe pse nuk duan. Intv.al shton se rrethanat të bëjnë të jesh prezent në festa të ndryshme që organizohen gjatë këtij muaji.

Duhet të flisni më të gjithë - Në periudhën e festave, duhet të flisni me të gjithë, gjë që disa nuk e bëjnë dot. Ata nuk duan të duken të pasjellshëm, por nëse i pyesni nuk do donin fare të flisnin me mirësjellje me të gjithë.

Bëheni keq kur analizoni vitin - Secili prej jush nuk është 100% i kënaqur me gjërat që ka arritur në këtë vit në fusha të ndryshme. Kur vjen muaji dhjetor e kuptoni edhe më shumë si ka ecur dhe reflektimi mund t’ju bëjë edhe pesimist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat