Sa keni qenë të vegjël, nëse keni pasur një motër më të madhe, vetë e dini çfarë keni hequr. Ajo të ka grimuar, veçanërisht nëse je djalë, të ka detyruar të blesh akullore në orën 2 të drekës. Po të jesh i ndershëm me veten, do e pranosh që ka pasur raste kur i ke merituar ndëshkimet e saj, sepse ke qenë nga ata kalamajtë e mërzitshëm që i ngjiteshin pas dhe i ngrinin nervat.
Megjithatë në një çast, ajo ndaloi me ndëshkimet. Ndoshta sepse u rrit. Ose ndoshta sepse ti u bëre më i madh sesa ajo. Sot keni një marrëdhënie fantastike dhe me siguri një motër, të ka ndihmuar për të zhvilluar një respekt të shëndoshë për femrat. Dhe pse ato grindjet dhe shkëmbimet e mendimeve nuk i ke vlerësuar në kohën e tyre, të kanë ndihmuar me siguri të formosh karakterin në afat të gjatë.
Dhe nëse do bëheshe serioz për këtë temë, ti nuk mund ta imagjinoje jetën pa motrën tënde të madhe. Ajo të ka mësuar më shumë seç mund të thuhet dhe ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në jetën dhe këndëvështrimin tënd.
Nuk ka asgjë të pazakontë. Janë një lumë studimesh që tregojnë që ka shumë përfitime të rritesh me motra.
Një studim, për shembull, ka treguar që burrat që kanë motra janë zakonisht më të sigurt emocionalisht. Ndërsa gratë me motra, ka prova që janë shumë më të sigurta në vete në mjedise sociale.
Për të dyja sekset, ka prova që po të kesh motra është shumë mirë për shëndetin mendor dhe ndihmon për të pasur një sjellje të këndshme gjatë gjithë jetës.
Psikologët në Universitetin e Ulster kanë matur shëndetin emocional të 571 njerëzve ndërmjet moshës 17 dhe 25 vjeç dhe kanë gjetur që personat që rriten me të paktën një motër janë më të lumtur, më të përshtatshëm para sfidave të jetës dhe që vuajnë më pak nga ankthi.
Duket sikur kjo është e gjitha pasojë e faktit që motrat ndihmojnë për të ushqyer komunikimin dhe zakonisht I bëjnë motrat dhe vëllezërit e tyre të ndihen më mirë me emocionet vetjake. Gjithashtu, ata që kanë motra janë më të pavarur dhe kanë objektiva të qarta në jetë.
Sipas një prej kërkuesëve të përfshirë në këtë studim Tony Cassidy spjegimi i tyre qëndron te ndikimi i pranisë së vajzave që hap kanalet e komunikimit dhe situata bëhet më ekspresive, që është pozitive. Shprehja e emocioneve është thelbësore për një shëndet të mirë psikologjik dhe motrat e nxisin këtë në familje.
Siç pritej, kërkimi gjithashtu tregon që burrat me motra janë shumë më të aftë për të folur me gratë. Dhe në përgjithësi, njerëzit me të paktën një motër kanë më pak rrezik të divorcohen. Ngjashëm, një studim i Universitetit Brigham Young zbuloi që motrat na ndihmojnë të mposhtim emocionet negative, si vetminë, frikën, pasigurinë, ndjenjën e fajit, të ndjerit sikur nuk të do askush.
Kërkimi zbuloi gjithashtu që shprehja e ndjenjave nga një motër, i bën njerëzit më bujarë dhe altruistë më pas në jetë. Si Laura Padilla-Ëalker, drejtuese e studimit, thekson që thjesht të kesh një motër, të bën më pak depresiv. Me fjalë të tjera, të kesh një motër të bën të marrësh më shumë kënaqësi në jetë. Kjo ndodh me shumë mundësi sepse motrat shpesh luajnë rolin e psikologut. Te ato është e lehtë të rrëfehesh dhe bëhen këshilluese të besuara gjatë adoleshëncës dhe viteve në vazhdim.
Thënë thjesht, motrat janë të besuarat natyrale dhe shoqet më të mira të gjithë jetës. Kur të githë dhe gjithçka të braktis, motra do jetë aty për ty.
Kështu që nëse ke një motër, ose motra, merre në telefon, thuaji që e do, përqafoje fort kur ta takosh dhe prano që shumë nga cilësitë e tua më të mira janë produkt i ndikimit të saj.
Të gjitha luftërat epike të fëmijërisë ia kanë vlejtur plotësisht.