Arsyeja përse çiftet e lumtura nuk flasin për marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale

Life style

Arsyeja përse çiftet e lumtura nuk flasin për marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 14:33
Ilustrim

Jetojmë në një kohë të çuditshme ku një status në rrjetet sociale mund t ë ketë më shumë interes se sa çfarë po ndodh në botën e vërtetë. Ne vlerësojmë jetën e dikujt në bazë të fotografive që shfaqen në faqen e tyre në Facebook dhe atë që shkruajnë mbi veten e tyre. Dhe shpesh gabojmë në gjykimet tona.

Por e keni pyetur ndonjëherë përse çiftet e lumtura nuk postojnë për jetën e tyre në rrjetet sociale?

-Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata jetojnë këtu dhe tani. Nëse çdo gjë po shkon më së miri në jetën dhe marrëdhënien e një çifti, ata thjesht e quajnë humbje kohe që të shkruajnë në internet për t’ua provuar të tjerëve këtë fakt. Nuk është se ata nuk bëjnë kurrë foto apo nuk kontrollojnë rrjetet e tyre sociale, por ata janë kaq të lumtur sa nuk kanë nevojë ta tregojnë këtë.

Çdo çift që tregon problemet e marrëdhënies së tyre online nuk do të fitojë asgjë nga kjo. Gjërat vetëm sa do të bëhen me keq. Lumturia e vërtetë do të thotë thjesht të jesh në një marrëdhënie të lumtur me dike që doni.

Nuk do të fitoni asgjë nëse postoni dëshmi të lumturisë suaj në Facebook. Kënaqësia qëndron tek të ndenjurit bashkë, jo tek postimet.

Askush nuk ka pse t’i provojë asgjë askujt.

Njerëzit të cilët janë në një marrëdhënie të lumtur nuk kanë ndonjë interes të përdorin njëri tjetrin për të treguar sa të lumtur janë. Ata janë së bashku sepse duan të jenë

Dhe gjëja më e rëndësishme..

Hulumtuesit kanë gjetur se ata që nuk përdorin mediat sociale janë më të lumtur se ata që e bëjnë, sepse ata nuk e krahasojnë veten vazhdimisht me kolegët apo miqtë e tyre.

Shpesh ne harrojmë se gjithçka që ka vlerë për ne në jetë janë marrëdhëniet tona, përvojat dhe ndjenjat tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat