Të gjitha përdorimet e vazelinës

Life style

Të gjitha përdorimet e vazelinës

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 18:58
Ilustrim

Disa produkte thjesht gjenden në shtëpinë tuaj, por nuk dini si t’i përdorni. Një kuti vazelinë mund të ketë muaj e muaj të tërë në një raft, por hera e fundit që e keni përdorur nuk ju kujtohet.  Më poshtë do të lexoni të gjitha përdorimet e vazelinës dhe pasi të mësoni çfarë mund të bëjë ajo për ju, kutia që keni  në shtëpi do të mbarojë brenda disa ditëve.

1.Heq njollat e buzëkuqëve nga rrobat tuaja.
2.Mund të pastroni njollat në parketin tuaj ose në mobiljet e drurit.
3.Mirëmbani veshjet e lëkurës me vazelinë.
4.Nëse manikyri juaj ka ngrirë dhe nuk e hapni dot, mund ta lyeni me pak vazelinë.
5.Hidratoni këmbët dhe thembrat.
6.Nëse dritarja apo dera ngec, lyejini me pak vazelinë.
7.Parfumi do të qëndrojë më gjatë nëse lyeni lëkurën me vazelinë.
8.Shkëlqeni këpucët e zeza duke i lyer me pak vazelinë.
9.Nëse ju ka ngecur një unazë në gisht, përdorni vazelinë për ta hequr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat