Horoskopi, 4 dhjetor 2016

Life style

Horoskopi, 4 dhjetor 2016

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 07:41
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Yjet parashikojnë disa tensione dhe keqkuptime për ju në ambientet e punës. E gjithë kjo do vi si rezultat i mungesës së komunikimit, prandaj këshillohet që të ruani qetësinë.

Demi 21/4 - 21/5 

Këshillohet që të tregoheni të vë- mendshëm gjatë kësaj. Përsa i përket dashurisë, për ata që janë në çift parashikohet një ditë e qetë. Ndërsa për beqarët njohje të reja shfaqen në horizont.

Binjakët 22/5 - 21/6 

Merrni përparësi për këto ditë dhe nisni të organizoni disa pushime në mënyrë që të dilni nga rutina. Kjo do ju jepte mundësinë që të kaloni momente të bukura me partnerin.

Gaforrja 22/6 - 22/7 

Këtë të mërkurë paqja do të mbizotërojë në mendjen tuaj. Tregohuni më racionalë si në biznes ashtu dhe në jetën tuaj private. Gjeni kohën e duhur për t’ia dedikuar edhe partnerit.

Luani 23/7 - 21/8 

Me mbështetjen e Hënës, kjo ditë bëhet shumë e veçantë si në punë edhe në aspektin sentimental. Nëse jeni beqarë ju do të jetoni sot një takim që do të bëjë të rrah fortë zemra.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Këtë të mërkurë do të tregoni gatishmërinë tuaj karshi të tjerëve. Do t’i kërkoni falje dikujt që padashje e keni lënduar, por që në moment nuk e kuptuat.

Peshorja 24/9 - 23/10 

Yjet parashikojnë pozitivitet dhe dinamizëm. Për çiftet parashikohen disa keqkuptime dhe mosmarrëveshje. Tregohuni të kujdesshëm, mendohuni përpara se të reagoni.

Akrepi 24/10 - 22/11

Sot do të gjeni një mënyrë që t’u shpreheni të tjerëve se sot ndjeheni mirë. Mbrëmja do të këtë disa probleme, kjo si rezultat i disa pakënaqësive tuaj në punë.

Shigjetari 23/11 - 22/12 

Në këtë ditë intuita juaj e mprehtë do të ofrojë një avantazh në vendin e punës. Brenda stafit, gëzoni kohën tuaj të lirë në miqësitë e duhura, gjë që do ju ngrejë moralin në qiellin e shtatë.

Bricjapi 23/12 - 20/1 

Këtë të mërkurë, në aspektin profesional duket se çdo gjë do të shkojë shumë mirë, kjo falë aftësive tuaja në komunikim. Raporti në çift do të ketë ndryshime thelbësore.

Ujori 21/1 - 19/2

Përpiquni të mos tregoheni shumë kontradiktorë, sepse nuk do të arrijnë t’ju kuptojnë sot. Nëse keni dëshirë të bëni debat me partnerin, lëreni pas festave.

Peshqit 20/2 - 20/3 

Sot, për shkak të Jupiterit në kundërshtim me shenjën tuaj, përpjekjet dhe angazhimet tuaja do ju kushtojnë shumë. Beqarët do mbajnë ende këtë status, sepse do të ndihen më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat