Testi me 9 pyetje që tregon mënyrën sesi e perceptoni jetën

Life style

Testi me 9 pyetje që tregon mënyrën sesi e perceptoni jetën

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 23:54
Ilustrim

Imagjinata krijuese është një ndër dhuntitë më të bukura që lind dhe zhvillohet me njeriun. Ndonjëhërë na duket sikur aftësia për të ëndërruar ka mbetur peng e fëmijërisë. Lëreni mendjen të lirë dhe zbuloni më shumë rreth vetes në testin e mëposhtëm.

1. Imagjinoni sikur jeni në rrugë në këto momente. Përshkruani çfarë rruge është : rrugë fshati, autostradë apo diçka tjetër ?
2. Ku është dielli tani. Është mëngjes apo perëndim ?
3. Vazhdoni të eci dhe papritmas shihni një gardh. Sa i lartë është ai dhe nga ç’material përbëhet, është gardh druri, teli apo është i ndërtuar me hekura? 
4. Arrini ta kapërceni ?
5. Pas gardhit ju shfaqet një pyll. Si është ai, i dendur apo i rrallë ? Çfarë ka më shumë, pisha të larta apo pemë të ndryshme ?
6. Sapo dolët nga pylli edhe po ecni në trotuar. Aty do gjen papritmasi një çelës. Çfarë madhësie ka? Do e merrnit me vete, do e linit në tokë apo do do e varnit në pemë?
7. Më pas shihni një sipërqafe uji? Si është ujë , i thellë apo i cekët ?
8. Rrugëtimi juaj vazhdon dhe ju shihni më pas shtëpinë që keni dashur gjithmonë. Zoti, zonja e shtëpisë ju hap derën dhe ju fton të rrini aty. Çfarë bëni ju?
9. Pas shtëpisë gjendet një rrugë ? Si duket ajo. Ka prapë pengesa në rrugë apo është e lirë?
Rruga tregon qëndrimin tuaj ndaj situatave të ndryshme. Nëse shihni një rrugë fshati jeni një njeri i tërhequr që do të bëjë një jetë të qetë. Ju tremb zhurma dhe doni natyrën. Autostrada e mbushur me makina nënkupton që doni jetën urbane, kaosin e përditshëm dhe vitalitetin e qytetit.
Dielli fsheh planet, idetë dhe qëllimet tuaja. Dielli i mëngjesit tregon që sapo keni nisur një project të ri, kurse nëse imagjinoni një perëndim jeni drejt finalizimit të një plani. 
Gardhi nënkupton pengesat që ju shfaqen në jetë. Sa më i lartë të jetë ai, aq më shumë keni tendencë të ekzagjeroni dështimet tuaja. Kurse një gardh i ulët përfaqëson
Mënyra sesi kapërceni këtë pengesë tregon sesi kaloni vështirësitë në jetë. Nëse arrin ta kaloni jeni një person luftarak. Kurse stepja tregon frikë.
Pylli përfaqëson botën tuaj të brendshme. Zgjedhja ndërmjet një pylli të dendur dhe një pylli të rrallë tregon mënyrën sesi ju e perceptoni jetën, në mënyrë pozitive ose negative. Pylli i shumëllojshëm tregon që jeni natyrë që doni një jetë të mbushur . Kurse një pyll vetëm me pisha të larta është shenjë e racionalitetit.
Çelësi është lumturia . Çelësi i vogël tregon që ju i gëzoheni detajeve emocionale, kurse çelësi i madh tregon që gjerat materiale kanë rëndësi për ju. Nëse zgjidhni ta merrni jeni i gatshëm për t’u përballur me sfidat e ndryshme. Por nëse e lini në tokë apo e varni në pemë nuk ndiheni gati për një hap të tillë.
Uji nënkupton ndjenjat tuaja. Sa më i thellë është uji, aq më shumë jeni i predispozuar të doni të tjerët. Kurse uji i cekët nënkupton që e keni të vështirë të shfaqni dashuri.
Shtëpia e ëndërrave është një lloj rulete fati. Lidhet në mënyrë të ngushtë më tundimin dhe aftësinë për t’i bërë ballë.
Rruga pas shtëpisë përfaqëson jetën tuaj të ardhshme. Nëse në rrugë ju shfaqen akoma pengesa,ju nuk keni mësuar asgjë nga eksperiencat e mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat