Përse meshkujt zgjohen me ‘veglën’ e tyre të ngritur?

Life style

Përse meshkujt zgjohen me ‘veglën’ e tyre të ngritur?

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 19:16
Ilustrim

Të ka rastisur të zgjohesh pranë një mashkulli, ‘vegla’ e të cilit është zgjuar shumë më herët dhe ke pyetur veten: Pse vallë?

Disa studiues thonë se një mashkull nën të 50-at zgjohet në mëngjes dhe ndihet sikur organi i tij seksual është gati të urinojë, por në fakt nuk urinon kurrë. Këtu qëndron edhe misteri i “shkopit” të mëngjesit, siç quhet zakonisht.

Por disa kërkues e studiues të zyrës shkencore të Langone, NY, kanë dhënë idetë e tyre se pse penisi i një të riu “zgjohet” gjithmonë para këtij të fundit.

Penisi i tij “zgjohet” sepse truri nuk e kontrollon dot

Sipas studiuesve, disa pjesë të trurit bien në qetësi kur organizmi kalon atë që quhet gjumi REM dhe sistemi nervor qendror nuk është më i aftë të kontrollojë organin gjenital. Kur truri nuk është në qetësi, ai kontrollon pothuajse çdo lëvizje të penisit, por kur i pari është në gjumë, i dyti është i lirë të bëjë ç’të dojë. Dhe ajo që ai do të bëjë është të “ngrihet”.

2. Është thjesht lëvizja e hormoneve

“Në mëngjes niveli i testosteronit në organizëm është në nivelet më të larta sesa gjatë pjesës tjetër të ditës”, – thotë dr. Alukal, specialist i zyrës së Langone-s, i cili thekson se niveli i këtij hormoni në të 50-at fillon të bjerë, prandaj dhe burrat mbi këtë moshë nuk përjetojnë më eksperienca të tilla.

3. Kjo është mënyra e penisit për t’u “ushtruar”

NPT (Noctural Penile Tumescence), siç quhet në gjuhën shkencore eksitimi i mashkullit në mëngjes, është mënyra natyrale e trupit për të testuar kushtet në të cilat gjaku grumbullohet në penis. “Nuk ka vend tjetër në trupin tonë që e mban gjakun për një kohë shumë të gjatë, përveç penisit”, – shpjegon dr. Alukal. Ai shton: “Nëse e lidhim këmbën, atëherë ajo do të dhembë sepse gjaku i grumbulluar do të kishte pasoja negative, por nëse e shohim te penisi, kjo gjë nuk ndodh. Prandaj është kaq i “paparë” ky organ.

4. Ai u fërkua pa dashje me diçka dhe u eksitua pa vetëdije

Nëse një djalë zgjohet me batanije e ngritur në mes të krevatit, nuk do të thotë se ai ka qenë duke ëndërruar për Jennifer Lawrence. Gjatë gjumit, truri është përsëri i aftë të perceptojë ngacmimet fizike që vijnë nga mjedisi i jashtëm, që mund të jetë një arush, jastëku apo edhe e dashura dhe kjo gjë bën që organizmi vepron njësoj sikur të ishin zgjuar. Pra, para se të analizoni ëndrrat, shikoni edhe çfarë ndodhet brenda në shtrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat