Meshkujt nuk arrijnë të kuptojnë, kur partneret e tyre duan seks

Life style

Meshkujt nuk arrijnë të kuptojnë, kur partneret e tyre duan seks

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 23:27
Ilustrim

Meshkujt nënvlerësojnë se sa shpesh të dashurat apo gratë e tyre duan të kenë marrëdhënie seksuale.

Hulumtuesit në universitetet e Torontos dhe Ontarios kanë bërë një studim me një numër të madh çiftesh, të cilët kanë folur se sa herë bëjnë seks gjatë javës.

Çiftet që morën pjesë në këtë studim thanë se kuptonin dëshirat e njëri-tjetrit për sa i përket marrëdhënies seksuale.

Por në fund të studimit rezultoi se femrat i kuptojnë partnerët kur ata kanë dëshirë për seks, shkruan Blitz. Kurse me meshkujt ndodh e kundërta, sepse ata e nënvlerësojnë dëshirën seksuale të partnereve të tyre.

Faktikisht, meshkujt nuk janë të vetmit që duhet të fajësohen për këtë, sepse femrat shpeshherë nuk e shprehin qartë atë që kërkojnë ose nuk e shprehin fare dhe si pasojë e kësaj vjen nënvlerësimi.

Por ka një zgjidhje shumë të thjeshtë: komunikoni me njëri-tjetrin për dëshirat që keni.

Pyesni dhe thoni në qoftë se ndiheni të eksituar dhe kërkoni të bëni seks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat