Horoskopi 7 Dhjetor 2016

Life style

Horoskopi 7 Dhjetor 2016

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 07:08
Ilustrim

Dashi – Të qenit inteligjentë do të thotë gjithashtu të dish kur nuk di mjaftueshëm. Në vend që ndiheni keq për atë që nuk dini, futjuni punës dhe plotësoni boshllëqet. Pyesni, kërkoni në internet, kërkoni mendimin e të tjerëve. Përdorimi i burimeve që keni në dispozicion tregon inteligjencë në vetvete.

Demi – Mosbesimi që ju karakterizon do të bëjë që të mos i merrni seriozisht disa informacione që do t’ju vijnë, por mos i refuzoni në mënyrë të prerë. Ndonjëherë është mirë të dëgjosh e të zgjedhësh më pas çfarë bën ose jo. Në fund mund të merrni të dhëna të vyera, që do të mund t’i përdorni në shërbimin tuaj.

Binjakët – Kur të tjerët ngecin në vend numëro, dini gjithnjë si të veproni e t’i nxirrni ata nga situatat. Megjithatë mungesa e progresit në disa aspekte të caktuara, po kthehet në stres të përditshëm. Lajmi i mirë është që pikërisht ky stres do të bëjë që ta tejkaloni shumë shpejt këtë situatë.

Gaforrja – Përgatituni për konflikte në punë dhe shtëpi. Ndoshta po përballeni me presion dhe kjo do të bëjë që të jeni të tensionuar dhe të keni tendencën për t’u përfshirë në debate me të tjerët. Është mirë që t’i merrni gjërat më me qetësi dhe të përpiqeni për të gjetur një të mesme të artë.

Luani – Do t’ju jepet mundësia që të zgjidhni probleme që kanë disa kohë që po kthehen në pengesë në përditshmërinë tuaj. Tregohuni diplomat, por të drejtë. Do të jeni në gjendje t’i ndryshoni gjërat në favorin tuaj dhe bisedat do të jenë më të thjeshta nga sa imagjinoni.

Virgjëresha – Ndreqja e komunikimit me dikë mund të jetë diçka e lodhshme, por evitimi nuk është kurrë ide e mirë. Vini në përdorim aftësitë tuaja unike për të ndrequr situatën dhe gjithçka do të shkojë për mrekulli. Një qëndrim i vendosur dhe i drejtpërdrejt është ajo që kërkohet në situata të tilla. Nisni një dialog të hapur e të sinqertë dhe pretendoni të njëjtën gjë nga tjetri.

Peshorja – E konsideroni veten një njeri të përgjegjshëm, por si të gjithë, edhe ju keni limite. Situata të caktuara mund t’ju çojnë deri tek të treguarit tjetrit rrugën. Kjo ndoshta mund t’ju duket e drejtë në situata të caktuara, por është diçka që nuk duhet të bëni, sidomos nëse bëhet fjalë në situata të tensionuara. Jepini kohë vetes dhe qetësohuni që të mos ju flasë goja përpara mendjes.

Akrepi – Duhet ta pranoni: keni tendencën për të bluajtur nga brenda gjëra që në fakt nuk duhet. Të thënit atë që mendoni dhe të treguarit tjetrit vendin është gjëja më me mend që mund të bëni. Do të lehtësoni veten e në të njëjtën kohë të tjerët do t’ju respektojnë më shumë për përsonin që jeni.

Shigjetari – Bëni mirë që ta mbani disi dorën. Shpenzimet e kohëve të fundit nuk do të ndikojnë aspak mirë dhe do të rëndojnë gjendjen financiare në fund të muajit. Nëse nuk ia dilni dot për të menaxhuar paratë, kërkoni ndihmë nga dikush që është i suksesshëm në këtë fushë.

Bricjapi – Të qenit të sinqertë është gjithnjë diçka mjaft pozitive, por është e rëndëishme të njihni limitet. Të tjerët mund ta vlerësojnë sinqeritetin e faktin që jeni të drejtpërdrejtë, por kjo nuk do të thotë që keni të drejtë që t’i tregoni atyre që ju rrethojnë sesi duhet të veprojnë. Bëni kujdes, në të kundërt do të krijoni armiq të panevojshëm.

Ujori – Nëse dikush po ju kërkon të bëni diçka që nuk ju pëlqen mos e pranoni dhe mos bëni pakt me veten. Të tjerët e vlerësojnë më shumë sinqeritetin, sesa kompromisin. Nga ana tjetër, asgjë e mirë nuk do të vijë nëse ndrydhni veten, sidomos mendërisht.

Peshqit – Ideja për të bërë ndryshime të mëdha në jetën tuaj mund të rishfaqet. Kjo vlen për ndryshime në jetën personale apo profesionale. Merreni shtruar dhe vlerësoni të gjitha opsionet. Me kalimin e ditëve gjërat do të bëhet më të qarta dhe do ta keni shumë më të lehtë për të marrë një vendim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat