10 gjërat që nëna juaj nuk ua ka thënë kurrë

Life style

10 gjërat që nëna juaj nuk ua ka thënë kurrë

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 08:30
Ilustrim

Çdo nënë anembanë botës është shembulli i përkryer i vetëmohimit, mëshirës, përkushtimit dhe dashurisë. Përvoja e mëmësisë sfidon të gjitha kuptimet logjike: thjesht nuk mund ta kuptoni derisa të keni lindur fëmijën tuaj.

Por nëna juaj ndoshta nuk ju ka folur kurrë për gjërat e mëposhtme, por kjo nuk do të thotë që nuk i ka përjetuar.

-Ju e bëni për të qarë...shumë

Ajo qau kur kuptoi se ishte shtatzënë. Qau kur ju lindët. Qau kur ju mbajti për herë të parë në krahë. Qau nga lumturia. Qau nga frika. Bërtiti nga meraku. Ajo ndjen dhimbjen dhe lumturinë tuaj dhe e ndan atë me ju.

-Ajo donte copën e fundit të byrekut

Por kur pa që ju po e shikonit me ata sy të mëdhenj ndërsa lëpinit buzët me gjuhën e vogël, ajo nuk mund ta hante. Ajo e dinte se do të ndihej më e lumtur të shihte barkun tuaj të mbushur.

-Dhemb

Kur ju i tërhiqni flokët e saj, dhemb; kur ju e kapni me thonjtë e mprehtë, dhemb, kur e kafshoni ndërsa ju mban në gji, dhemb gjithashtu. Ajo ndjeu dhimbje pikëlluese kur ju erdhët në jetë.

-Ajo kishte gjithmonë frikë

Që nga momenti kur ju jeni ngjizur, ajo bëri gjithçka për t’iu mbrojtur. Ajo ishte gruaja që donte të thoshte jo, kur vajza e vogël e fqinjës ngjitur donte t'iu mbante në krahë. Ajo u përkul kur ajo u mori në krahë sepse në mendjen e saj askush nuk mund t’iu mbajë më të sigurt se ajo. Zemra e saj gati sa nuk pushoi kur ju hodhët hapat e parë. Ajo qëndroi zgjuar derisa ju erdhët në shtëpi dhe u zgjua herët në mëngjes për t’iu përcjellë në shkollë.

-Ajo e di që nuk është e përsosur

Ajo është kritikuesja më e keqe e saj. Ajo i di të gjitha të metat e saj dhe ndonjëherë urren veten për to. Ajo bëhet e ashpër me veten ku vjen fjala për ju. Ajo donte të ishte nëna perfekte, të mos bënte asgjë të gabuar, por për shkak se është njeri ajo bëri gabime. Ajo ndoshta ende po përpiqet që ta falë veten për to. Ajo dëshiron me gjithë zemër të kthehet mbrapa në kohë dhe t’i bënte gjërat ndryshe, por nuk mundet. Kështu që jini të sjellshëm me të dhe besoni se ajo bëri më të mirë që dinte të bënte.

-Ajo u shikonte kur flinit

Kishte netë kur ajo rrinte zgjuar deri në 3 të mëngjesit derisa juve më në fund ju zinte gjumi. Ajo mezi i mbante sytë hapur për t’iu kënduar ninulla dhe ajo do t’iu lutej që ju të flinit. Pastaj , kur ju më në fund flinit, ajo do të rrinte ende zgjuar duke parë fytyrën tuaj të përsosur.

Ajo u kujdes për ju më shumë se 9 muaj

Ju kishit nevojë për të. Ajo mësoi se si t’iu mbante ndërsa pastronte, hante, madje edhe kur flinte. Krahët e saj do të lodheshin, shpina e saj po ashtu, por ajo ju mbante në krahë sepse ju donit të ishit afër me të.

Zemra e saj thyhej sa herë ju qanit

Nuk kishte gjë më të trishtuar se klithma juaj ose pamje më të tmerrshme se lotët që rridhnin në fytyrën tuaj të përsosur. Ajo bëri gjithçka që mundi për të mos ju parë juve duke qarë. Dhe kur ajo nuk mundi t’i ndalte lotët tuaj, zemra e saj u thye në një milionë copa.

Ju ishit i pari

Ajo shkoi pa ushqim, pa dush dhe pa gjumë. Ajo gjithmonë vuri nevojat tuaja para të sajave. Ajo e kaloi tërë ditën duke përmbushur nevojat tuaja dhe deri në fund të ditës nuk kishte më energji për veten e saj. Por të nesërmen ajo do të zgjohet dhe do të bëjë sërish të njëjtën gjë.

Ajo do t’i bënte të gjitha përsëri

Të qenit nënë është një nga gjërat më të vështira që dikush mund të bëjë. Ju qani, lëndoheni, përpiqeni, dështoni, punoni dhe mësoni. Përkundër të gjitha dhimbjeve, hidhërimit, netëve të vona dhe mëngjeseve të hershme, ajo do të bënte sërish gjithçka për ju.

Herën tjetër kur ju ta takoni nënën tuaj, falënderojeni atë dhe i thoni sa shumë e doni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat