E konfirmojnë shkencëtarët: Përfundimi i mesazheve me pikë është i pashpirt

Life style

E konfirmojnë shkencëtarët: Përfundimi i mesazheve me pikë është i pashpirt

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:07
Ilustrim

Thuajse të gjithë e dinë se përfundimi i mesazheve me një pikë është ‘ashpërsi e panevojshme’. Dhe, këtë veç sa e kanë konfirmuar shkencëtarët.

Psikologët e Universitetit të Binghamtonit kanë zbuluar se mesazhet e përfunduara me pikë (.) ishin perceptuar si të pasinqerta apo të rrejshme nga 126 studentët e testuar.

Problemi i përfundimit të fjalive me pikën si shenjë të pikësimit, ishte shfaqur publikisht qysh në vitin 2013 kur gazetari Ben Crair kishte shkruar se nuk ndihej i lumtur kur i përfundonte fjalitë me pikë. Sipas tij dhe shumë të tjerëve, “Jo.” e ndalon tërësisht një bisedë, përderisa “Jo…” mundëson që ajo bisedë të vazhdojë.

Hulumtuesit e studimit të fundit kanë konkluduar se Crair e ka me të drejtë – pika në fund të fjalive ju bën të dukeni të pasinqertë, agresivë dhe të zemëruar.

Sipas “Washington Post”, shenjat tjera të pikësimit, siç është pikëçuditësja (!) – e cila ishte konsideruar si e dëmshme – faktikisht është më e shoqërueshme dhe më e sinqertë sesa shenjat tjera apo mos vendosja e shenjave të pikësimit fare në fund të fjalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat