Letra që viktima i shkroi përdhunuesit të saj

Life style

Letra që viktima i shkroi përdhunuesit të saj

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 17:30
Ilustrim

Amy-Lee Goodman ishte 27 vjeçare kur u përdhunua në vitin 2015 nga i dashuri i shoqes së saj të dhomës, Syzmon Chodakoëski. Tani një vit e gjysmë më pas, përdhunuesi i saj është dënuar për dy akuza, për përdhunim dhe abuzim seksual.

Më 29 nëntor, Chodakowski u dënua me 10 vjet burgim. Po atë ditë, Goodman, e cila është 29 vjeçare, lexoi një letër para gjykatës që ia kishte shkruar përdhunuesit të saj.

“Frika më e madhe e viktimave të përdhunimit është që kur gjykatësit kur e dëgjojnë nuk do i besojnë, por unë kurrë nuk jam frikësuar për këtë çështje.  Do të jem mirënjohëse gjithmonë ndaj 11 burrave dhe një gruaje që të shpallën fajtor për të gjitha akuzat”, fillonte letra e saj.

Ajo më pas në letër tregon se si natën e përdhunimit kishte shkuar së bashku me shoqen e saj dhe Chadawkoski dhe disa shoqe për karaoke. Më vonë atë natë, ajo së bashku me shoqen e dhomës dhe Chodakoëski shkuan në apartamentin e saj, dhe më vonë ai i kërkoi asaj që të bëjnë një treshe. Ajo e kishte refuzuar dhe shkoi në dhomën e saj për të fjetur. Por u zgjua pasi ai hyri në dhomën e saj ku filloi ta përdhunonte.

Avokati i tij pretendonte që ajo dëshironte që të bënte treshe. Goodman e shpjegon në letrën e saj se periudha pas përdhunimit e deri në dënimin e tij ishte periudha më traumatike e jetës së saj.

Ajo ia lexoi me zë përdhunuesit të saj letrën të cilën ia kishte shkruar:

“Alkooli nuk më sulmoi mua atë natë në divan dhe nuk m’i futi duart nën bluzë, por ti e bërë. Është shumë inkurajuese se si 12 personat që të gjykuan nuk e blenë alibinë tënde që ti ishe i dehur. Më ka marrë një kohë të madhe që të fitoj energji për të vetëvlerësim dhe të kuptoj që kjo që më ka ndodhur nuk më bënë më pak të bukur. Kjo është arsyeja pse sot, kam rigjetur zërin tim për të të thënë që ju mund të abuzoni me trupin tim, mund të ma thyeni zemrën, por asnjëherë nuk do ma shkatërroni shpirtin”.

“Shpresoj që ky rast do të jetë një mësim, jo vetëm për ty, Syzmon, por për të gjithë burrat jashtë që mendojnë që trupat e grave janë nën posedimin e tyre, për t’i abuzuar”, thuhet në letrën e saj drejtuar përdhunuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat