"Ajo është fantastike në shtrat, por dëshira e saj po më torturon"

Life style

"Ajo është fantastike në shtrat, por dëshira e saj po më torturon"

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 17:36
ilustrim

Një 29-vjecar është njohur në punë me një grua në moshë më të madhe, por shumë shpejt nisën një lidhje. Gjërat shkuan në atë pikë, saqë 47-vjeçarja u divorcua nga bashkëshorti i saj dhe nisi të jetojë me të riun. Por, një dëshirë e saj ka prishur gjithçka. Djali ndodhet në një dilemë të madhe, ja halli i tij, që ia rrëfen psikologes së “The Sun”:

Letra e djalit:

“Prej afro një viti jam në lidhje me një grua 47-vjeçare dhe jam shumë i dashuruar me të. Ne kemi një lidhje shumë të bukur dhe seksi mes nesh është fantastik.

Jemi njohur në punë dhe në fare pak kohë nisëm të flinim bashkë. Kohë pas kohë filluam të dashuroheshim me njëri-tjetrin, por ajo ishte ende e martuar dhe kishte një djalë 17-vjeç.

Pas disa diskutimesh, vendosi që t’i tregonte të shoqit se është me mua dhe më pas ata u ndanë. Por e keqja në këtë mes ishte se djali e mori inat dhe nuk i flet, e kjo gjë e ka lënduar shumë. Para pak ditësh ajo më tha se edhe pse më do, ka menduar të kthehet sërish te bashkëshorti për hir të djalit të saj. Unë nuk e dua këtë gjë dhe nuk di çfarë të bëj që ta mbaj afër meje”.

Përgjigjja e psikologes:

“Mosha juaj është një diferencë e dukshme, por nëse për ju nuk është problem atëherë çdo gjë është në rregull. Ndërkohë, sa i takon largimit të saj, duket të flasësh dhe ta bindësh se lidhja juaj mund të funksionojë pasi duheni. Me kohën ajo mund të rifitojë sërish të birin, e kështu çdo gjë do të shkojë mirë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat